© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Kanceri i mushkërive është një ndër llojet më të shpeshta dhe më të rënda të kancerit, në këto e sipër diagnoza e kësaj sëmundjeje malinje shpesh është e rëndë, për shkak të simptomave të padallueshme në fazën e hershme të kancerit

Shenjat e sëmundjes kanë tendencë që të zbulohen vetëm kur kanceri ka arritur në fazën më të zhvilluar, transmeton Telegrafi.

Një prej simptomave kyç të kancerit të mushkërive janë ënjtja e majave të gishtave.

Kanceri i mushkërive shkakton tajitje të kimikateve dhe hormoneve, të cilat nxisin qarkullim gjaku më të lartë në gishta.

Kjo më vonë çon deri te majat e gishtave më të trashë dhe më të mëdhenj dhe të thonjve që shkëlqejnë dhe të shtrembëruar.

Rreth 80 për qind të njerëzve të sëmurë nga kjo sëmundje kanë simptomën e gishtave të ënjtur.

– Në fazat e hershme kanceri i mushkërive zakonisht s’ ka simptoma të cilat mund t’i shihni apo t’i ndieni – thekson sajti “ WebMD”.

Simptomat e kancerit tashmë të përhapur janë kolla apo dhembja e gjoksit.

EEKIj sX4AEq9f7

Simptomat e kancerit të mushkërive:

▪ Kolla e cila s’ kalon apo përkeqësohet
▪ Kollitja me gjak
▪ dhembja e gjoksit
▪ Të ngjirurit e zërit
▪ Humbja e apetitit
▪ Humbja e pashpjegueshme e peshës trupore
▪ Gulçimi
▪ Ndjenja e lodhjes dhe e dobësimit
▪ Infeksionet si p.sh. bronkiti dhe inflamacioni i mushkërive.

Gishtat e ënjtur mund të zbulojnë kancerin, mirëpo edhe infeksionin e mushkërive apo të zemrës.

Lëkura përreth thonjve mund të duket shkëlqyer apo thonjtë mund të deformohen më shumë se zakonisht kur t’i shikoni nga anash.

Është me rëndësi t’i kushtoni kujdes çdo simptome, që kanceri i mushkërive është një ndër sëmundjet më të pashërueshme.

Përafërsisht, çdo i treti pacienti jeton më së shumti një vit pas diagnostikimit, kurse një në njëzet jeton edhe dhjetë vjet. /Telegrafi/

The post Ky ndryshim zbulon sigurt sëmundjen e rrezikshme të kancerit malinj appeared first on Telegrafi.

[ad_2]

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.