LANSOHET KAMPANJA “BASHKË KUNDËR COVID-19”

loading...


Në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së infeksionit me , është lansuar sot fushata nacionale për informimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës për mirëmbajtjen dhe forcimin e zbatimit të masave parandaluese dhe përgatitjen për fushatën e vaksinimit kundër .

në detyrë i Shëndetësisë z. , tha se një vit i ballafaqimit me pandeminë na ka shkaktuar shumë vuajtje dhe humbje të gjithëve.

“Na ka njohur njëkohësisht edhe me anën më të mirë të karakterit njerëzor, atë të solidaritetit me njëri-tjetrin, për t’u bërë më të organizuar, më të fortë dhe për të mos u dorëzuar kurrë, pavarësisht peshës dhe barrës së rëndë shëndetësore, ekonomike e sociale që ka shkaktuar ”.

Sot, shtoi ai, shpresat janë shumë më të mëdha se dje për t’ia dalë me pandeminë, falë përkushtimit global kundër pandemisë, angazhimit të pashoq të profesionistëve shëndetësor për parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe për të luftuar për jetën e secilit pacient si dhe angazhimit të shërbimeve të tjera dhe përkrahjes e kontributit të donatorëve e partnerëve lokal e ndërkombëtar.

Zëvendës-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z, Jacob Webber, tha se kjo kampanjë vjen në kohën e duhur.

“Respektimi i masave mbrojtëse ka çaluar, në veçanti pas kampanjës zgjedhore, ku fatkeqësisht kemi parë grumbullim të qytetarëve pa maska dhe pa distancë. Tani, fatkeqësisht jemi duke parë një rritje të rasteve pozitive të COVID-19. Ne mendojmë se tani është koha për t’i shtrënguar dhe presim nga qytetarët një përgjegjshmëri më të madhe në respektimin e këtyre masave”, tha Jacob Webber.

Koordinatorja për Zhvillim e -së në , znj. Ulrika Richardson, tha se ndodhemi në fazë kritike të ballafaqimit me -19, duke shtuar se shpreson që shumë shpejt të vijë në vaksina.

“kurrë s’ kemi qenë të përgatitur për këtë virus, përderisa ka sjellë tragjedi edhe në . Është përgjegjësi e jona të trajtojmë këto brishtësi. ka sjellë vështirësi te të gjithë ne dhe familjet tona…Ne jemi në një fazë kritike të Covidit andaj shpresojmë që vaksina do të arrijë shpejt”, tha Richardson duke shtuar se s’ është koha të relaksohemi, përderisa është e rëndësishme mos të rrisim shpërndarjen e virusit.

Drejtori i IKShPK-së, , tha se fushata ka për qëllim që të rrisë dhe forcojë më tutje vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës për pandeminë COVID-19 dhe zbatimin e masave të domosdoshme parandaluese dhe të mbrojtjes personale e institucionale, të cilat ruajnë shëndetin publik dhe shpëtojnë jetë.

Kryeshefi ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Sazan Ibrahimi, tha se komunat do të bashkëpunojnë me pushtetin qendror dhe qytetarët për të zbatuar kundër COVID-19 në betejën e përbashkët kundër pandemisë COVID-19.

Dr. Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e zyrës së UNFPA në Kosovë tha se fushata ka për qëllim që të përkrahë institucionet shëndetësore në nivel qendror dhe lokal në përballimin e sfidave të shumta lidhur me pandeminë dhe bashkëjetesën me virusin në një normalitet të ri, duke i respektuar në përpikëri masat parandaluese, si dhe përgatitjen për vaksinimin e popullatës, sapo që vaksina të jetë në dispozicion.

“Këto qëllime fushata do t’i arrijë me anë të ofrimit të informatave dhe këshillave të mbështetura në dëshmi shkencore, edukimit dhe promovimit shëndetësorë për të gjithë qytetarët e vendit tonë, pa dallim”, tha ajo.

“Bashkë kundër COVID-19” financohet nga me anë të Ambasadës Britanike në , implementohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) në koordinim me ekipin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike () dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK).

Postime të ngjashme