Leicester City dëshiron transferimin e Muriqit


loading...

Vedat Muriqi largimin nga skuadra e Fenerbahçes e ka të sigurt pas përfundimit të këtij sezoni në Superligën e Turqisë.

Për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës kanë shprehur interesim disa skuadra të njohura europiane.

Mediat në Angli bëjnë të ditur se drejtuesit e Leicester Cityt do t’i nisin bisedimet me Fenerbahçen për transferimin e Vedat Muriqit.

Muriqi në këtë sezon ka shkëlqyer në klubin turk duke i shënuar 17 gola dhe një asistim..

26 vjeçari ka kontratë me skuadrën turke deri në vitin 2023.



loading...