Ka të dhëna se lëngu i turshisë është një kurë shumë e mirë shtëpiake kundër urthit apo refluksit të acidit.

Ky problem ka të bëjë me kthimin në ezofag të acideve të stomakut.

Lëngu i turshisë është një mënyrë shumë e mirë për të marrë lactobacille, baktere të shëndetshme për stomakun që gjenden në mënyrë natyrale tek kastraveci.

Por në rastin e kastravecit, lëngu i turshisë industriale s’ ka probiotikë, prejse këto baktere zhduken gjatë përpunimit dhe fermentimit.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni lëngun e turshive të bëra në shtëpi dhe kurrësesi atë të turshive të pëpunuara.

Uthulla është një përbërës kryesor i turshisë, megjithatë nevojitet të keni kujdes e të mos konsumoni sasi të mëdha pasi mund të përkeqësojë urthin apo refluksin.

Përmban plot antioksidantë

Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer.

Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga qelizat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira.

Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë.

Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.

Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak

Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për diabetin (sëmundjen e sheqerit) (sëmundjen e sheqerit), të cilit i referohet AgroWeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve.

Studimi tregoi se uthulla dhe lëngu i turshive ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti (sëmundja e sheqerit) (sëmundja e sheqerit) i tipit 2.

Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.

Ndihmon me tretjen

Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen.

Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, prejse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.

Po qe se jeni në kërkim të një kure krejt natyrale për urthin kronik, AgroWeb.org rekomandon edhe hapat e mëposhtëm.

-Konsumoni racione të vogla gjatë vakteve,

– Konsumoni ushqime të shëndetshme për zemrën me pak yndyrë.

– Kryeni aktivitet të rregullt fizik,

– Po qe se jeni mbipeshë, përpiquni të humbisni kilogramët e tepërt.

-Po qe se jeni nënpeshë, përpiquni të shtoni në peshë.

– Shmangni duhanin, alkolin, ushiqmet me yndyrë, kafeinën apo qepën e freskët.

– Mos kryeni aktivitet fizik menjëherë pas ngrënies.

Të gjitha hapat e mësipërm ndihmojnë në zbutjen e simptomave të urthit.

Mjaft Me Ushqimet e Shpejta

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ushqimet e shpejta dhe të përpunuara, veçanërisht ato të ëmblat përkeqësojnë simptomat e urthit.

Hani disa vakte gjatë ditës me perime, supa, oriz, peshk dhe mish pule.

Hiqni dorë nga ushqimet pikante dhe kafeja.

Më e rëndësishmja është që të mos konsumoni ushqim 3 orë përpara se të shkoni për të fjetur./AgroWeb.org