loading...
Policia e Kosovës ka interventuar në vendin e dukurisë, pasi u lëshua alarmi i sigurisë së një bankë në Lipjan.
Mediumi lokal ‘Lipjani News’ tregon intervenimin e policisë pas lëshimit të alarmit.
Pas kontaktimit të komandantit të policisë së Lipjanit, Bashkim Bytyqin, i njëjti medium ka bërë me dije se s’ ka pasur ndonjë tentim për vjedhje
“Një alarm i bankës i ka aktivizu policinë me u përgjigj në rast por ka qenë vetem alarmi dhe s’ ka pas asgjë tjeter”, ka deklaruar Bytyqi.
Megjithatë, komandanti Bytyqi s’ ka bërë të ditur arsyen e lëshimit të alarmit.
Ndiqeni videon në vazhdim.