© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Leukocitet , Eritocitet , Trombocitet , Monocitet, Limfocitet, Eozinofilet, Bazofilet

Leukocitet ( Qelizat e bardha te gjakut)

Leukocitet janë qeliza të bardha të gjakut, të cilët në mikroskop duken me ngjyrë të bardhë te çelur, dhe kanë madhësi dhe forma të ndryshme.

Për dallim nga eritrocitet, leukocitet janë dy fish më të mëdha, por për nga numri janë më të paktë (raporti mes tyre qëndron me 1:500).

Leukocitet në organizmin e njeriut luajnë rolin mbrojtës, ku bën eliminimin e sulmuesve të huaj.

Kështu që në vendin ku është i infektuar mblidhet një sasi e madhe e leukociteve.

Qelizat e bardha të gjakut formohen në palcën e ashtit si dhe në gjëndrat limfatike, dhe këto ndahen në lloje të ndryshme duke u bazuar në funksionin e tyre që kanë. Leukocitet lëvizin në mënyrë ameboide, dhe janë shumë aktiv.

Leukocitet i takojnë sistemit imunologjik.

Në organizëm bëjnë eliminimin e shkaktarëve të sëmundjeve siç janë: bakteriet, viruset, kancerit, toksinet, kërpudhat dhe protozoarët.

 

Shih edhe:

Çfarë do të thotë nivele të larta të leukociteve?

Çfarë do të thotë kur keni leukocite në urinë?

A mund të shkaktojë leukocitoza vdekjen?

 

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.