Lidhja e Shkrimtarëve njofton për mbajtjen e festivalit ‘Drini poetik’

loading...


Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini poetik” do të mbahet më 30.11.2020, nga ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e cila organizon këtë festival, me anë të një njoftimi në Facebook, bën të ditur se këtë vit ky manifestimi mbahet vetëm në Prishtinë, për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia.

Sipas njoftimit të LSHK-së në kuadër të këtij manifestimi mbahet sesioni letrar, ‘Kritika letrare dhe botimet aktuale’, përurime të botimeve të reja, prezantimi i krijime poetike të pjesëmarrësve të konkursit dhe çmimet e manifestimit.

“Pjesëmarrësit do të njoftohen individualisht dhe numri i konkurruesve do të jetë i zvogëluar, pa publik. Ata do të njoftohen përmes e-mailit. Jepen tri çmime letrare: “Metafora I, II, III” dhe një komplet i botimeve të Institutit Albanologjik të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e LSHK-së, në Facebook.

Tradicionalisht Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini poetik” mbahet për çdo vit më 9-10 e 11 qershor në Prishtinë, Prizren dhe Kukës.

Në kuadër të këtij festivali mbahet sesioni letrar, sesioni i përurimit të veprave të reja i titulluar “Vepra e hapur”; pikat e poezisë “Lira magjike”; “Ora e Lidhjes dhe Valët e Drinit”, si dhe pika muzikore e artistike.

Në kuadër të këtij festivali jepen tri çmime letrare

Pjesë e këtij festivali janë poetë të njohur nga vende të ndryshme të botës.

Këtë viti për shkak të COVID-19, festivali është shtyrë për në fund të nëntorit ndërsa situata aktuale e ka bërë të pamundur mbajtjen e tij në Prizren dhe Kukës.

 



Related posts