Limaj apelon që të respektohen rekomandimet e IKSHP-së dhe BIK-tu


Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ua ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Limaj shkruan se sikurse Fitër Bajrami edhe Kurban Bajrami po e gjenë vendin tonë dhe botën në përgjithësi duke u përballur me pandeminë COVID-19.

“prandaj, iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin vizitat familjare, dhe këtë festë ta kalojmë konform udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i plotë i Limajt:

Të gjithë besimtarëve të besimit myslimanë, në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate ua uroj festën e Kurban Bajramit.

Sikurse Fitër Bajrami edhe Kurban Bajrami po e gjenë vendin tonë dhe botën në përgjithësi duke u përballur me pandeminë COVID-19. prandaj, iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin vizitat familjare, dhe këtë̈ festë ta kalojmë konform udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjithsesi, uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia!

Urime festën e Kurban Bajramit!

/RTK/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Osmani: Edhe ky Bajram na gjeti larg njëri

Fri Jul 31 , 2020
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. “Edhe ky Bajram na gjeti larg njëri-tjetrit, por afër me zemër dhe me urimin për ditë më të mira! Shkaku i pandemisë Covid-19, do të kujdesemi që sot ta urojmë nga distanca secilin besimtar […]