Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Limfoma, Limfomë

Limfoma dhe trajtimi

Limfoma është një lloj kanceri që prek sistemin limfatik.

Sistemi limfatik është një rrjet i madh i enëve që mbartin një lëng të pastër, të quajtur limfë, në të gjithë trupin.

Gjithashtu të përfshirë në sistem janë nyjet limfatike, shpretka, gjëndra e timusit, palca e kockave dhe një lloj i qelizave të bardha të gjakut të quajtura limfocite.

Limfoma mund të prekë çdo pjesë të sistemit limfatik dhe, në raste të rënda, të përhapet në organe jashtë sistemit.

Diagnostikimi përfshin një ekzaminim fizik, analiza të detajuara gjaku dhe një biopsi të nyjeve limfatike.

Planet e trajtimit të limfomës bazohen kryesisht në llojin dhe fazën e limfomës, si dhe në shëndetin e përgjithshëm dhe preferencat personale të një pacienti.

Çfarë e shkakton limfomën?

Limfoma ndodh kur qelizat e bardha normale, të shëndetshme të gjakut fillojnë të shumohen dhe rriten jashtë kontrollit. Kurse mutacionet (ndryshimet) e ADN-së janë të lidhura me zhvillimin e limfomës, shkencëtarët s’e kanë gjetur akoma pse ndodhin këto ndryshime të gjeneve.

A është e shërueshme limfoma?

Shumica e limfomave janë të shërueshme. Nga dy llojet kryesore të limfomës, limfoma Hodgkin ka tendencën të jetë më e trajtueshme. Limfoma jo-Hodgkin indolente (që do të thotë rritje e ngadaltë) s’është e shërueshme, megjithëse zakonisht mund të menaxhohet mirë për vite me rradhë.

Tretmani i limfomës

Për dikë që sapo është diagnostikuar me limfomë, mundësitë e trajtimit mund të jenë të vështira për t’u kuptuar. Ekzistojnë gati 30 lloje të ndryshme të limfomës, nëntipe të shumta dhe një larmi fazash të sëmundjes, secila prej të cilave kërkon qasje të ndryshme të trajtimit.

Dy llojet kryesore, limfoma Hodgkin (HL) dhe limfoma jo-Hodgkin (NHL), mund të përfshijnë kimioterapi, terapi rrezatimi, imunoterapi, ose një kombinim të terapive.

Njerëzit me NHL mund të përfitojnë gjithashtu nga ilaçe të reja biologjike dhe terapi me qeliza T CAR. Transplantimet e qelizave burimore ndonjëherë janë të nevojshme nëse ndodh rikthimi i limfomës.

Jo të gjitha limfomat mund të kurohen. Nga dy llojet kryesore, HL ka tendencën të jetë më e trajtueshme. Disa forma agresive të NHL mund të kurohen edhe me kimioterapi agresive. Në të kundërt, NHL indolent (me rritje të ngadaltë) s’është e shërueshme, megjithëse mund të menaxhohet me sukses për vite dhe madje dekada. Shumë limfoma indolente mund të mos kenë nevojë as për trajtim derisa të ketë shenja të dukshme të përparimit të sëmundjes.

Leave a Reply

You cannot copy content of this page