Lloji i ri i COVID-19: Shenjat paralajmëruese në thonj ose vesh

loading...


Britania e Madhe aktualisht po lufton me një variant të ri të SARS-CoV-2 (virusi që shkakton COVID-19), i cili fillimisht u quajt B.1.1.7.

Tipi i mutuar, i cili u zbulua në nëntor 2020, po i shtyn spitalet në kryeqytet dhe Lindjen e Jugut drejt fundit të kapaciteteve. Një spital në Essex është detyruar të fillojë të menaxhojë furnizimet e oksigjenit për shkak të numrit të pacientëve me coronavirus që kanë nevojë për trajtim.

Aktualisht s’ ka asnjë provë që varianti ka më shumë të ngjarë të shkaktojë sëmundje të rëndë ose vdekshmëri, por mendohet të jetë deri në 70 për qind më i transmetueshëm se mutacionet e mëparshme, shkruan Express.co.uk.

Është thelbësore që të merren parasysh shenjat paralajmëruese të COVID-19 dhe të vetë-izolohen ose të kërkohet ndihmë mjekësore për të thyer zinxhirin e transmetimit. Ajo që mund të jetë e papandehur është se ju mund të dalloni COVID-19 në thonjtë tuaj dhe në llapën e veshit. Kjo ngase këto pika japin një pasqyrë të niveleve të oksigjenitgjak.

COVID-19 dhe rreziqet që lidhen me të mund të bëjnë që nivelet e oksigjenit tuaj të bien në nivele alarmante. Ju mund të monitoroni nivelet e oksigjenit tuaj duke përdorur puls-oksimeter – një sensor i thjeshtë, pa dhimbje, i cili ndriçon një dritë në thoin ose llapën e veshit për të kuptuar sesa oksigjen ka në gjak, si përqindje e sasisë totale që mund të marrë (nga 100), shpjegon aplikacionin ‘Studimi i Simptomave COVID’.

“Në qoftë se keni COVID-19, mjeku juaj i përgjithshëm mund t’ju japë një puls-oksimeter për ta përdorur në shtëpi”, përfundon trupi shëndetësor.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *