Lojtarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për të treguar se çka mund të bëjnë për shtetin e tyre

loading...

Bernard Challandes, përzgjedhës i kombëetares së Kosovës në futboll në një konferencë për media ka folur për vështirësitë për grumbullumin e lojtarëve dhe për fokusin e ekipit të tij, në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Greqisë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ai tha se fokusi primar është përgatitja dhe se lojtarët duhet të tregojnë se çka mund të bëjnë për shtetin e tyre.

“Më duhet ta them Liga e Kombeve para zhvillimit të Kampionatit Europian dhe atij botërorë, ne duhet të rritemi të bëjmë përvojë. Këto dy ndeshje janë të rëndësishme për ndeshjen e tetorit. Ne e kemi bërë një progres pasi jemi në Ligën C, do të përballemi me kundershtar të vështirë dhe do të kërkoj maksimumin nga lojtarët tanë. Fokusi primar do të jetë që të përgatitemi për play –off”, tha Challandes.

Trajneri zviceran foli edhe për portjerët, për të cilët tha se duhet të vlerësojnë situatën dhe gjendjen e secilit, përfshirë edhe portjerin Visar Bekaj, i cili së fundmi është transferuar tek ‘KF Tirana’ në Shqipëri.

“Ne duhet të vlersojmë situatan e tre portierve para se të marim ndonjë vendim të caktuar. Për mua s’ është e rendësishme se cili ka mbrojtur më së shumti, por duhet ta shohim potencialin e tyre”, deklaroi ai.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me spekulimet në media, se ‘Challandes s’ do të jetë trajner i Kosovës, Me kusht që s’ është Agim Ademi kryetar’, zvicerani i mohoi këto spekulime.

“Për mua kryetari aktual i FFK-së është Agim Ademi, kam biseduar me të pa i menduar gjërat se si do te ndodhin, mund të nderrohet kryetari, sekretari, lojtari. Por per mua e rëndësishme tani është që ta drejtoj Kosovën”, tha Challandes.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *