Loriana Kuka e bronztë në kampionatin evropian në Pragë

loading...


Loriana Kuka ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj.

Xhudistja kosovare ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian që po mbahet në Pragë, përcjell GazetaBlic.

Kuka, në luftën për vend të tretë e mposhti italianen Giorgia Stangherlin.

Kjo e fundit shkaktoi tri penallti brenda lojës, e çka në botën e xhudos është e ndaluar.

Kuka, me këtë triumf do të sigurojë edhe pikë olimpike, që do të jenë pastaj të vlefshme për kualifikimet për Lojërat Olimpike, Tokyo 2021.

/GazetaBlic/



Related posts