Luis Muriel paralajmëron Juventusin se do ta ketë të vështirë fitimin e titullit të kampionit

loading...

Sezoni i ri 2020/2021 në Serie A do të nisë më 19 shtator.

Juventusi do të tentoj me Andrea Pirlon që ta fitojë titullin e dhjetë radhazi në Serie A.

Sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel ka paralajmëruar Juventusin se s’ do ta ketë të lehtë fitimin e titullit të kampionit në këtë sezon pasi do të ketë shumë konkurrencë.

“Interi po forcohet me lojtarë të rëndësishme edhe Milani ka entuziazëm dhe dëshirën për të bërë mirë. Ju s’ mund ta përjashtoni Romën, Lazion dhe Napolin, tri skuadra që janë gjithmonë janë në krye të renditjes. Pastaj jemi edhe ne. Do të jetë një kampionat i bukur, s’ mendoj se do të jetë e lehtë për Juventusin që të fitojë”, ka thënë Luis Muriel, për Sky Sport Italia.

Atalanta përfunduan në vendin e tretë në sezonin e kaluar në Serie A.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *