Lul Raka thirrje qytetarëve për vaksinat: Leni anash teoritë konspirative


Mikrobiologu thotë se viti që lamë pas ishte i rëndë për shkak të pandemisë -19. Pavarësisht uljes së numrit të të infektuarve ditëve të fundit, ai bën thirrje për vazhdim të aplikimit të rekomandimeve parandaluese të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

pjesë e madhe e familjeve në s’ kanë pasur Vit të Ri. s’ kanë festuar meqenëse kanë pasur , pikëllim. I kanë humbur më të dashurit e tyre. mijë familje s’ kanë festuar, në mesin e tyre edhe shumë punonjës shëndetësorë”, tha Raka.

“Në muajin dhjetor ka pasur ulje të rasteve të raportuara, të infektuara kjo aspak s’ duhet të na krijojë vetëkënaqësi. Edhe Po qe se krahasohet me disa shtete të rajonit por edhe të Evropës në këtë kohë është më mirë, edhe me numër të raportuar edhe me kritere të tjera siç është vdekshmëria në 100 mijë banorë meqenëse standardet duhet të jenë të përafërta kur e marrim krahasimin, jo vetëm më numra absolut”, shtoi ai.

shqetësues për Rakën janë muajt në vazhdim, sidomos në vendin tonë, kjo për shkak të zgjedhjeve të reja në vend.

“Element tjetër shqetësues është fakti, edhe pse zyrtarisht akoma s’ka filluar fushata zgjedhore partitë kanë filluar me tubime dhe kemi parë që s’po respektohen parandaluese nga të gjitha partitë pa dallim. Qarkullimi i madh i njerëzve, qëndrimi në hapësira të mbyllura të gjithë këto janë faktorë të cilët e kërcënojnë sistemin shëndetësor të Kosovës me ngarkesë ashtu siç ka qenë gjatë disa periudhave të vitit të kaluar”, tha Raka për RTV Dukagjini.

Ai tha se aktuale kufizuese duhet të vazhdojnë.

Ndërkohë ai thotë se situata do të ndryshojë për shkak të vaksinës. Ai thotë se s’duhet hezituar për tu vaksionuar.

“Efekte anësore të lehta, secila vaksinë që kemi marrë deri tash kemi pasur. Teoritë konspirative duhet lënë anash dhe treguar popullit se zbulim më të rëndësishëm për njerëzimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse sesa vaksina dhe uji i pastër për konsumim s’ ka. Sot kur e kemi vaksinën, rreziku më i madh është me pas vaksinën e mos me u vaksinu”, tha Raka.

Postime të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *