LVV kërkon të zbardhet rasti i vdekjes së Astrit Deharit

loading...

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar të zbardhet rasti i vdekjes së Astrit Deharit.

Albulena Haxhiu, nga LVV  tha se po bëhen 4 vite dhe ende s’ ka drejtësi për  aktivistin politik i  cili ishte gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016.

“Gjatë këtyre ditëve qytetarët sikurse edhe familja Dehari por edhe ne si lëvizje ishim të shqetësuar që dëshmitarët kryesor pavarësishtë veprave të rënda për të cilat janë dënuar ose janë liruar ose janë falur ose sjanë më gjallë. Pas këtyre fshihen skenare të errëta”, tha ajo.

Haxhiu kërkoi nga prokuroria të jetë e vënmendshme dhe aktive duke thënë se s’ kanë asnjë informacion se edhe sa kohë i nevojitet prokurorisë për ta zbardh të vërtetën.

“Ne i kërkojmë sqarime prokurorisë deri ku kanë arritur hetimet për rastin Dehari, pse kjo lëndë s’ është prioritet për prokurorinë”, tha ajo.

Haxhiu tha se në kohën sa ishte ministre e drejtësisë nga prokurori Lumezi ka marrë konfirmim që do të vinte në Kosovë ekipi i specialistëve zviceranë për rastin Dehari.

“Kam marrë konfirmimin nga Lumezi sa isha ministre se instituti zviceran i cili kishte përjashtuar vetvrasjen  do të vinte në Kosovë në qershor. Sot jemi në gusht dhe s’ kemi asnjë informacion a kanë qenë ekspertet e institutit zvicerran”, tha ajo.

Ndryshe, dje lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti e ka përmendur rastin Dehari.

Kurti tha se njëri person që ishte falur nga presidenti ishte vrasës i dyfishtë dhe dëshmitar i vrasjes së Astrit Deharit.

Kurti: Të hetohet falja e të dënuarit që ishte dëshmitar i vrasjes së Astrit Deharit

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *