Magnet në trup pas vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë jep një sqarim


82ECFDE5 B6C5 45C1 9C8F 405D9E1B20B6

Qytetarët nga Kosova kanë filluar të shprehin një shqetësim aspak të zakonshëm pas marrjes së vaksinës për Covid-19. Ata po thonë se në trupin e tyre po krijohet magnet, saqë edhe parat po u ngjiten në trup. Për këtë shqetësim ka folur për FaktePlus Ministria e Shëndetësisë.

Situata pandemike në Kosovë ka arritur të sjellë shqetësime tek kosovarët se a do të arrijnë të vaksionohen në kohë e me vaksinat e duhura anti-Covid19, ndërkohë, në nivel vendi, siç njofton edhe Ministria e Shëndetësisë, kanë arritur 57 mijë 615 qytetarë të Kosovës të marrin vaksinën AstraZeneca.

Por, pas injektimit, në rrjetet sociale dhe plaftorma të ndryshme po qarkullojnë video e fotografi të realizuara nga vetë qytetarët, duke dokumentuar një shqetësim të tyre, atë të pas marrjes së vaksinës.

aHR0cDovL2ltZ2hvc3RzLmNvbS90LzIwMjEtMDMvMzg3NDkzLzU1YWY3YTdlMDZlMWNhOGZlYjgzNTZhM2NjNTQ3ZTliLmpwZw

Përmes këtyre dëshmive që qarkullojnë gjithandej, ata tentojnë të tregojnë se pas vaksinimit në krahun e tyre po krijohet një lloj magnetizmi e që po arrin të tërheq copëza hekuri. Ata besojnë se një gjë e tillë po ndodh ngase si duket në trupin e tyre është futur një lëngë apo mikro-cip që shkakton një tërheqje të tillë.

Një nga qytetarët e shqetësuar është edhe B.R, e cila pohon se pas marrjes së vaksinës ka provuar “trendi” e magnetizmit, të cilës i rezultoi ashtu si të tjerëve.

“Pas marrjes së vaksinës e provova edhe unë se a po ngjiten monedhat në krahun ku u vaksionova dhe doli se po, monedha u ngjit në krahun e vaksionuar, ndërsa në krahun tjetër ku pritet me marr vaksinën e dytë nuk po kapet”, ka treguar ajo.

Në lidhje me këtë dukuri, FaktePlus ka arritur të kontaktoj me Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të kemi një sqarim se pse është duke ndodhur kjo dhe se sa e dëmshme mund të jetë për shëndetin e çdo të vaksinuari. Mirëpo, një shqetësim të tillë, ata e konsiderojnë si konspiracion të radhës.

“Përmes demanteve nga shkencëtar botëror, dëshmojnë se bëhet fjalë për konspiracione të radhës.”, thuhet në përgjigjën e MSH për FaktePlus.

Edhe gjatë ditës së djeshme një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij, pasi ka marr vaksinën.

Ai në grupin “Network Prishtina” ka thënë se paratë e hekurit po i kapen në vendin ku është vaksinuar, sikurse aty të kishte ndonjë magnet.

“Përshëndetje grupi. A ka mundësi dikush me ma shpjeguar për një familjar si është vaksinuar per Covid paret e hekurit po i kapen ne vendin ku është vaksinuar si me patën magnet”, ka shkruar ai.

58 / 100
error: Content is protected !!