Malishevë, ia vjedh pasaportën me vizë italiane dhe tenton të dalë jashtë Kosovës

loading...


Një vjedhje është raportuar se ka ndodhur para pesë ditëve në Malishevë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, një person ka raportuar se një i dyshuar i kishte vjedhur dokumentet personale, pasaportën e Kosovës me vizë italiane dhe letërnjoftimin e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari me dokumentet e ankuesit kishte tentuar që të dalë jashtë Kosovës, por nga policia kufitare gjatë verifikimit ishte vërejtur se s’ janë dokumentet e të dyshuarit dhe ia kanë konfiskuar ato.

Në lidhje me këtë rast është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar.



Related posts