Wed. Oct 5th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

Mall…..

Mbi valë më ranë,ca pika lot
të vijnë tek Ti, të shuajnë mall.
Mendimet era fort m’i lodh,
dhe valët befas bëhen dallgë.

Se Ti je,si Amazon,
që më rri,gjithnjë syçelë.
Vrullshëm vjen tek unë si Nil,
edhe shpirtin ma rrëmben.

S’kam asgjë,veç këto dy duar,
shpirtin,që më digjet eshkë,
një rrebesh,zjarrin ma shuan,
edhe mallin,ngritur kreshtë.

Se kështu qenka e shkruar,
të marr frymë,përmes dallgësh,
t’më mungojë paqja e kulluar,
hedhur sytë,në silueta pragjesh.

Lër dritaren,natën hapur,
si puhizë të vij tek Ti,
dorë të vë,mbi flokë të derdhur,
të të jap bekim të ri.

Frymë pastaj ,të dal nga unë,
çdo mëngjes,kur të të zgjoj,
si rrëkeja,tek ai lumë,
pesha e mallit,mos më rëndoj.

Atli. KAMBERI

You cannot copy content of this page