Manchester United me mezi, kthjellet sadopak

loading...


Manchester United ka fituar minimalisht ndaj West Brom, për të regjistruar edhe fitoren e katërt këtë edicion.

Mjaftoi një penallti e konvertuar me sukses në gol nga Bruno Fernandes për tri pikë të reja në renditjen tabelare, për t’u kthjellur sadopak dhe për ta filluar udhën drejt pjesës së epërme të tabelës, përcjell GazetaBlic.

Lexo edhe: Penallti në takimin Manchester United – West Brom

“Djajtë e Kuq” momentalisht pozicionohen në vendin e nëntë të renditjes tabelare, me 13 pikë pas tetë javësh. Në anën tjetër, WBA gjendet në vendin e 18 pikë, me vetëm tri pikë në nëntë xhiro, çka do të thotë se deri në fund do të luftojnë për mbijetesë.

Xhiron e ardhshme, 20 herë kampioni anglez i shkon Southamptonit, ndërsa West Bromi do të jetë nikoqir i Sheffield Utd.

/GazetaBlic/



Related posts