Manipulimi me shifra i Blerim Sylës

loading...
Manipulimi me shifra i Blerim Sylës i cili aktualisht është Kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë duket se nuk është asgjë tjetër pos një “tentativë përpëlitëse” për t’i “dëmtuar” Kirurget/">Kirurgët të cilët po qëndrojnë stoikisht ndaj kërkesës për rritje të pagës përkundër presioneve, kërcënimeve dhe veprimeve tjera dashakeqe të personave të ndryshëm që sipas Kirurgëve janë të njohur për ta.
Por ky veprim që nga shumica e Kirurgëve po konsiderohet si vepër tepër inferiore dhe poshtëruese, në bazë të një veprimi të thjeshtë matematikor del se Blerim Syla po gënjen dhe manipulon skajshmërisht publikun.
Nuk është e vertetë që Kirurget/">Kirurgët kanë kërkuar 4000 euro, koeficienti 10 nuk përkon me 4000 euro por përkon me 2390 euro e cila kur tatimohet rezulton 2151 euro, pra Blerim Syla i ka fryrë shifrat për 1849 euro më shumë. 
Për të pasur një pagë 4000 euro duhet të jetë koeficienti 17 i cili në fakt nuk ekziston fare. Koeficienti më i lartë në bazë të ligjit të pagave konsiderohet të jetë 12 dhe kjo për Presidentin e Kosovës.
Kirugët kanë thënë për Gazetën Shëndeti se Blerim Syla po e tregon fytyrën e vërtetë, dhe po shihet se interesat e kujt i mbron dhe kundër kujt është dhe këta Kirurgë kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të dalin nga kjo Sindikatë të cilën e përfaqëson Blerim Syla./Gazeta Shëndeti

loading...