MAPL e vlerëson Obiliqin si Komunën e 20 për nga performanca


loading...

Ministria e Pushtetit Lokal e ka prezantuar raportin e performancës së komunave të Kosovës, në të cilën Komuna e Obiliqit është renditur si komuna e 20 për nga performanca.

Në këtë raport janë kryer matjet për 19 fusha të ndryshme për 36 komuna të Kosovës.

Ky raport i performancës është bërë për periudhën janar-dhjetor 2019.

Obilqi që tashmë është komunë  e privilegjuar posaqë ka Ligj të saj, është renditur në pozitën e 20 për nga performanca nga 36 komuna të Kosovës, duke u vlerësuar me 63.3%.

Komuna me performancën më të mirë ka dal komuna e Drenasit, ndërsa me performancën më të dobët komuna e Zubin Potokut.

ndërsa mesatarja e përgjithshme e performancës për të gjitha komunat, sipas këtij raporti ka dal të jetë 61.6%.

Performanca në Shërbimet Pulbike Administrative

Ndonëse s’ është komunë me numër të madh të qytetarëve, Obiliqi qëndron larg sa i përket performancës në Shërbimet Publike Administrative.

Sipas raportit të Ministrisë së Pushtetit Lokal, Obiliqi është renditur si komuna e 27 për nga performanca në këtë fushë. Ajo është vlerësuar me 66.51% nga.

Tregues për të matur performancën në këtë fushë kanë qenë performanca në ofrimin e shërbimeve administrative, si shërbimet publike administrative dhe efikasitetin e shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve, personave fizik dhe juridik, nga organet e komunës për çështjet që lidhen me kompetencat e tyre dhe të cilat kalojnë përmes Qendrës për Shërbimin e Qytetarëve në Komunë.

Në këto përfshihen kërkesat për leje të ndryshme komunale, dokumentet e gjendjes civile, kërkesat për qasje në informata, kërkesat qytetare për financim dhe adresim në organet përgjegjëse të komunës.

Transparenca Komunale

ndërsa sa i përket transparencës Komunale, Obiliqi është vlerësuar si komuna e 21 për nga performanca në këtë fushë. Ajo është vlerësuar sipas raportit me 83.9%.

Tregues për matjen e performancës në këtë fushë kanë qenë Publikimi i dokumenteve të Prokurimit Publik, Publkimi i dokumenteve për planifikim dhe shpenzim të buxhetit, niveli i qasjes në dokumentet publike nga qytetarët e të tjera.

Përgjegjshmëria Komunale

Përgjegjshmëria komunale është një tjetër fushë në të cilën Ministria e Pushtetit Lokal ka mbledhur të dhëna për performancën komunale.

Në këtë fushë përfshihen ndërmarrjet e veprimeve ligjore për suspendimin e zyrtarëve për të cilët ka pasur aktakuzë apo vepra të tjera penale, të punësuarit me nevoja të veçanta, niveli i adresimit të raportit të auditorit, dëgjimet publike, pjesëmarrja e qytetarëve në debate publike e të tjera çështje.

Sipas raportit të MPL-së, në këtë fushë, Komuna e Obiliqit është renditur në pozitën e 7 me performancë prej 78%.

Barazia në Punësim, Shërbime Sociale dhe Familjare

Kjo fushë përbënë përfaqësimin e grupeve të ndryshme në punësim komunal, si dhe shërbimet sociale të grupeve më me nevojë në komuna. Në kuadër të punësimit treguesit masin nivelin e punësimit të personave me aftësi të veçanta në institucionet komunale, si dhe përqindjen e përfshirjes së komuniteteve joshumicë.

Në këtë fushë Obiliqi renditet në vendin e 17 sipas raportit të MPL-së me 62.44%.

Kulturë, Rini dhe Sport

Në kuadër të kësaj fushe maten aktivitetet komunale kulturore, rinore dhe sportive, si një nga kompetencat vetanake të komunave. Fusha mbulon edhe shërbimet e ofruara nga komunat që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin, përfshirë hapësirat sportive.

Në këtë fushë, sipas raportit të hartuar nga Ministria e Pushetit Lokal, Komuna e Obiliqit qëndron në pozitën e 13 me performancë prej 84%.

Menaxhimi i fatkeqësive

Në këtë fushë, Komuna e Obiliqit, sipas raportit të MPL-së ka performuar me 100%.

Kjo fushë matë planifikimin, organizimin dhe udhëheqjen e sistemit të organizuar të komunës për tu përgjigjur ndaj dukurive të shkaktuara nga fuqitë e pakontrolluara dhe nga fuqitë tjera. Fusha ka vetëm një rezultat dhe dy tregues, që kryesisht vlerësojnë realizimin e planit për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, si dhe nivelin e përgjigjeve të institucioneve komunale ndaj rasteve të paraqitura në këtë fushë.

Planifikimi Hapësinor

Kjo fushë matë zhvillimin hapësinor komunal përmes instrumenteve të planifikimit hapësinor, por edhe nivelin e planifikimit të ndërtimeve komunale. Si tregues për këtë fushë janë marrë objektet e reja me leje ndërtimi, ndërtesat e reja të inspektuara, kërkesat e shqyrtuara për leje të ndërtimit si dhe sipërfaqja e territorit të Komunës që është i mbuluar me rregullese.

Në këtë fushë Komuna e Obliqit ka performuar me 50% sipas raportit të MPL-së, duke u renditur në pozitën e 17 nga të gjitha komunat.

Hapësira Publike

Kjo fushë matë hapësirat publike të cilat janë me interes për qytetarët, menaxhohen nga komunat dhe të cilat ndikojnë në cilësinë dhe standardin e jetesës së qytetarëve. Këtu përfshihen 3 tregues. Hapësirat publike të pajisura me ndriçim publik, sipërfaqja e hapësirave publike që mirëmbahen rregullisht dhe sipërfaqja e hapësirave të gjelbra për kokë banori.

Në këtë fushë, Komuna e Obiliqit është renditur në pozitën e 8 me performancë prej 67.7%.

Infrastruktura rrugore

Kjo fushë e performancës matë udhët komunale dhe infrastrukturën përcjellëse që janë nën kompetencën e komunës.

Në këtë fushë Komuna e Obiliqit është renditur në pozitën e 22 me performancë prej 46.68%.

Në kuadër të kësaj fushë hyjnë udhët lokale të riasfaltuara, udhën në zonën urbane që kanë shteg të biçikletave, gjatësia e udhëve lokale të pajisura me ndriçim publik e trotuar, udhët lokale që mirëmbahen gjatë sezonit të dimrit dhe verës si dhe udhët lokale të shtruara.

Transporti Publik

Kjo fushë matë ofrimin e transportit publik për qytetarët e komunës. Në kuadër të kësaj fushe hyjnë vendndalimet e shenjëzuara për automjetet e transportit publik, vendbanimet e përfshira në transportin publik si dhe realizimin e planit komunal për transport publik.

Në këtë fushë, sipas raportit të MPL-së, Komuna e Obiliqit renditet në vendin e 6 me performancë prej 94.4%.

Parkingjet Publike

Hapësirat për parkim publik janë vende në pronësi publike dhe private, me një numër të caktuar të vendeve të parkimit, të ndërtuara me standardet e kërkuara dhe të caktuara për parkimin e mjeteve motorike. Për më tepër, kjo fushë matë  numrin e parkingjeve në komunë dhe numrin e vendparkimeve kundrejt veturave të regjistruara në komunë, po ashtu sa ka vende për taksi kundrejt numrit të taksive të licencuara dhe sa parkingje publike kanë vende të rezervuara për persona me nevoja të veçanta.

Në këtë fushë, sipas raportit të MPL-së, Komuna e Obiliqt është renditur në pozitën e 30, me vetëm 15.7% performancë.

Uji i pijshëm

Kjo fushë matë sigurimin apo furnizimin e qytetarëve dhe bizneseve me ujë të pijshëm si dhe realizimin e projekteve komunale për ujë të pijshëm.

Sipas raportit të performancës së MPL-së, Në këtë fushë, Komuna e udhëhequr nga Xhafer Gashi është renditur në pozitën e 9 me performancë prej 96.92%.

Kanalizimi

Kjo fushë matë përfshirjen e ekonomive familjare, bizneseve dhe institucioneve në sistemin e kanalizimit si dhe realizimin e projekteve komunale për rrjet të kanalizimit. Po ashtu, ky tregues matë edhe përfshirjen e vendbanimeve të komunës në rrjetin për trajtimin e ujërave të zeza si një nga faktorët mjaft të rëndësishëm në ambient, kushte të jetesës dhe shëndetin publik.

Në këtë fushë, Obiliqi është renditur në pozitën e 10 me performancë prej 45.72%.

Menaxhimi i Mbeturinave

Kjo fushë matë mbledhjen dhe deponimin e mbeturinave në komunë si dhe grumbullimin e të hyrave nga faturat e lëshuara për menaxhimin e mbeturinave.

Tregues për performacën në këtë fushë janë marrë sasia e deponimit të mbeturinave në kilogram për kokë banori, inkasomi i mjeteve për mbledhjen e mbeturinave, realizimi i orarit për mbledhjen e mbeturinave, ekonomitë familjare që kanë qasje në sistemin e grumbullimit të mbeturinave si dhe realizimi i planit komunal për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas raportit të performancës, Komuna e Obiliqit është renditur në pozitën e 30 me performancë në këtë fushë 62.12%.

Mbrojtja e Mjedisit

Kjo fushë matë veprimet e komunës përkatëse për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror dhe jetësor (urban dhe rural) nga dëmtimi, degradimi apo ndotja si pasojë e veprimtarisë njerëzore ose të ndikimit natyror.

Treguesit për matjen e performancës në këtë fushë kanë qenë ndërtesat e reja që kanë zbatuar lejet mjedisore komunale, lejet mjedisore komunale që janë lëshuar si dhe realizimi i planit të veprimit lokal në mjedis.

Komuna e Obiliqit në këtë fushë është renditur në pozitën e 22 me performancë prej 73.9%.

Përfaqësimi Gjinor

Përfaqësimi gjinor është një tjetër fushë e Raportit të Performancës së Komunave që matet duke përfshirë qasjen e të dy gjinive në programet për zhvillim social, ekonomik, si dhe në aktiviteteve komunale. Po ashtu, treguesit matin shkallën e përfaqësimit të të dy gjinive në institucionet lokale, trupat e kuvendeve komunal, barazia gjinore tek emërtimet e udhëve, pjesëmarrje e grave në takime publike, gratë e punësuara në institucione publike komunale e të tjera.

Sipas këtij raporti, Obiliqi e 7, duke performuar me 50.9%.

Arsimi Parauniversitar

Në raportin e performancës së Komunave është futur edhe fusha e arsimit paraunivestiar. Ky tregues synon rezultate në hapësira për çerdhe dhe shkolla të pajisura me kabinete për internet, masa të efiçencës së energjisë,  rekrutimin e personelit arsimor, licencimin e mësimdhënësve, mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkollë.

Në këtë fushë, Komuna e Obiliqit renditet në pozitën e 26 me performancë prej 31.12%.

Kujdesi Primar Shëndetësor

Kjo fushë matë infrastrukturën dhe hapësirat e destinuara për shëndetësinë primare, resurset dhe personelin e mjaftueshëm, si dhe ofrimin e shërbimeve nga niveli komunal.

Sipas raportit të MPL-së, Komuna e Obiliqit renditet në vendin e shtatë për nga performanca në këtë fushë me 58.71%.

Zhvillimi Ekonomik Lokal

Fusha është e përbërë prej 1 rezultati dhe 4 treguesve. Kjo fushë mate aktivitetet e planifikuara dhe të zbatuara për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në nivel lokal duke mobilizuar pronat komunale, dhe përditësim i rregullt i regjistrit të tatimpaguesve si dhe shkallë e lartë e inkasimit e tatimit në pronë.

Në këtë fushë, Komuna e Obiliqit është renditur në vendin e 3 me performancë prej 88.6%.



loading...