Marrëveshja Kolektive – Ligji i Punës

loading...

Neni 90
 

Marrëveshja Kolektive

1.  Marrëveshja Kolektive mund të lidhet ndërmjet:

1.1.  organizatës së punëdhënësve ose përfaqësuesit të tij, dhe

1.2.  organizatës së të punësuarve ose kur nuk ekzistojnë organizata, marrëveshjen mund ta
lidhin edhe përfaqësuesit e të punësuarve;

2.  Marrëveshja Kolektive  mund të lidhet në:

 2.1.   nivel të vendit,
          
   2.2.    nivel të degës, 
           
 2.3.   nivel të ndërmarrjes.

3. Marrëveshja Kolektive duhet të jetë në formë të shkruar, në gjuhët zyrtare  të Republikës së Kosovës.

4.   Marrëveshja Kolektive mund të lidhet për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri
(3) vjet.

5. Marrëveshja Kolektive vlen për ata punëdhënës dhe punëmarrës të cilët marrin përsipër detyrimet e
përcaktuara me Marrëveshjen e tillë Kolektive.

6. Marrëveshja Kolektive nuk mund të përfshijë dispozita të tilla që kufizojnë të drejtat e të punësuarve që
kanë si pasojë kushte më pak të favorshme të punës sesa ato të përcaktuar në këtë ligj.

7. Punëdhënësi u’a vë në dispozicion të punësuarve një kopje të Marrëveshjes Kolektive.

8. Marrëveshja Kolektive regjistrohet në Ministri, në pajtim me kushtet dhe kriteret e paracaktuar me aktin
nënligjor.

9.  Për zgjidhjen e kontesteve të ndryshme në mënyrë paqësore dhe zhvillimin e konsultave  nga fusha e
punësimit, mirëqenies sociale dhe politikave ekonomike të punës nga përfaqësuesit punëdhënësve, 
punëmarrësve dhe Qeverisë në cilësi të partnerëve social me akt te veçantë ligjor-nënligjor themelohet
Këshilli Ekonomiko Social.

10. Çështjet e tjera të dialogut social rregullohen me akt ligjor ose nënligjor, varësisht nga marrëveshja e
arritur nga partnerët social. 


LIGJI  Nr. 03/L-212

Ligji i Punës

loading...