MASh: Mësimi fillon të hënën, për kërkesën e SBAShK-ut kemi kërkuar nga Qeveria fonde shtesë


dhe Shkencës ka bërë të ditur se gjysmë vjetori i dytë do të nis të hënën më 18 janar 2021.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga MASH kanë thënë se periudha e pushimit është duke u shfrytëzuar për dezinfektim dhe përgatitje të shkollave me anë të shpërndarjes së materialeve mbrojtëse dhe higjienike.

ka filluar ecuritë për përkrahje të shkollave në ofrim të kushteve të sigurta për mbajtje të mësimit me prezencë. Inspektorati i Arsimit gjatë gjithë kohës do jenë në terren dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me DKA –të për përgatitjet në shkolla. nga burimet e veta financiare dhe donator të ndryshëm është duke pajisur në vazhdimësi nxënësit dhe mësimdhënësit me pajisje teknologjike të cilat ndihmojnë në organizimin e mësimit në rrethanat me pandeminë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

ka shtuar se në funksion të shfrytëzimit racional të pushimit të zgjatur dimëror, ka përgatitur dhe shpërndarë në shkolla udhëzuesin për për angazhimin në mësimin plotësues për nxënësit që cilët kanë mbetur mbrapa me mësime, e të cilat parashihet të mbahet gjatë periudhës së pushimit, por jo më gjatë se shtatë ditë, që nënkupton pa ua mohuar të drejtën e pushimit nxënësve.

“me anë të këtij udhëzuesi MASh ka paraparë këto veprime gjatë pushimit dimëror;

i). gjatë periudhës së parë: si realizimi i planprogramit për lëndë; pjesëmarrja e nxënësve në mësim (sidomos në kur është dashur të kalohet në skenarin C për shkak të infektimeve); vështirësitë dhe problemet gjatë realizimit të mësimit; efikasiteti dhe efektiviteti i skenarëve të aplikuar, varësisht nga skenari i aplikuar; vijimi i mësimit nga pjesëtarët e komuniteteve.

ii). Rezultatet e vlerësimit: Me ç ‘rast shkolla do të hartojë një të shkurtër (dy deri tri faqe) për DKA-në lidhur me mirëvajtjen e mësimit gjatë periudhës së parë, duke u fokusuar në sukseset dhe problemet kryesore. Identifikimi i problemeve do të shërbejë për hartimin e aktiviteteve për kohën e pushimeve.

iii). Programi i aktiviteteve: Varësisht nga rezultatet e vlerësimit të procesit të mësimit në periudhën e parë, shkolla do të vendosë për një sërë aktivitetesh gjatë pushimit dimëror. Këto aktivitete mund të përfshijnë:

– Kompensimin e mësimit ose orë plotësuese për fëmijët të cilët për çfarëdo arsye s’ kanë mundur të vijojnë më shumë se pesë ditë gjatë periudhës së parë;
– Mësim plotësues për kur s’ është organizuar aspak ose s’ është organizuar si duhet;
– Aftësim profesional i mësimdhënësve në fushën e përdorimit të platformave të mësimit dhe për përdorimin e teknologjive të reja;
– Riorganizimi i laboratorëve të informatikës për të qenë në shërbim të mësimit online dhe në distancë gjatë periudhës së dytë dhe të tretë;
– Organizimi i personelit të shkollës në mbledhjen ose shpërndarjen e pajisjeve teknologjike qoftë atyre që vijnë nga DKA, nga MASH ose nga donatorët;
– Organizimi i mësimit plotësues për fëmijët në kushte të vështira sociale ose për fëmijët e komuniteteve romë, ashkali, dhe egjiptianë;
– Përgatitje për periudhën e dytë (orari, skenari, , mirëmbajtja, materialet mësimore e të tjera);
– Bashkëpunim dhe konsultime me prindërit, komunitetin, bizneset për përgatitje sa më të mira për fillimin e periudhës dytë;

e aktiviteteve:
– Këto aktivitete s’ mund të zgjasin më shumë se shtatë ditë pune gjatë pushimit dimëror dhe
– Aktivitetet duhet t’u përmbahen në vazhdimësi dhe pa përjashtim rekomandimeve të për mbrojtje nga pandemia COVID – 19”, kanë thënë për Telegrafin nga MASh-ti.

Sa i përket paralajmërimit të -ut për grevë, MASh ka thënë se janë në kontakt me sindikatën dhe janë duke bërë përpjekje për adresimin e kërkesës së tyre.

“Me sindikatën jemi në kontakt dhe kemi bashkëpunim të mirë rreth çdo aktiviteti që realizohet në fushën e arsimit. Ne jemi duke bërë përpjekje të adresojmë kërkesën e SBAShK-ut, megjithatë mundësit financiare karshi kërkesave ndryshojnë sidomos pas gjendjes ekonomike të krijuar nga pandemia dhe shkurtimeve buxhetore”, kanë deklaruar nga MASh-ti, duke shtuar se kanë drejtuar një kërkesë te për fonde shtesë, përveç mjeteve që janë ndarë për mësimdhënësit me master planin e hartuar nga MASh, dhe janë në pritje të përgjigjes.

Postime të ngjashme