MASHTI: Të hënën dhe të martën është pushim


Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se të hënën dhe të martën, më datë 3 dhe 4 maj, do të jetë pushim në të gjitha shkollat.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton drejtoritë komunale të arsimit dhe të gjitha institucionet arsimore se, në pajtim me nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, të hënën më 3 maj, për nder të Ditës ndërkombëtare të punës dhe të martën, më 4 maj, për nder të Pashkëve Ortodokse do të jetë festë zyrtare”, thuhet në njoftim.

MASHTI ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve institucionet arsimore s’ do të punojnë dhe procesi mësimor do të vazhdojë të mërkurën nga data 5 maj.

Shih edhe:  SHBA, shtohen udhëtimet ajrore, BE zbut kufizimet për COVID-in

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *