Hën. Jan 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Kuptimi i fjalës Matës

Çka është Matës ?

 

MATËS m.

  • 1. Ai që mat vëllimin e një pune, madhësinë ose përmasat e diçkaje; ai që mat arat a një sipërfaqe toke. Matës tokash (rrugësh).
  • 2. Enë që dihet sa nxë dhe që përdoret për të matur sasinë ose vëllimin e diçkaje (kryesisht të lëngjeve); masë. Matës vaji (vajguri). Matës rakie (vere). Matës qumështi. Matës mielli (misri).
  • 3. Çdo vegël a mjet që përdoret për të matur diçka; njehsor. Matës i përpiktë. Matës elektrik. Matës i ujit (i karburantit, i energjisë elektrike). Matësi i nxehtësisë termometri. Matësi i gazit gazmatës. Matësi i presionit barometri. Matësi i reshjeve.
  • 4. Tregues i diçkaje, diçka që shërben si masë vlerësimi. Matës i qartë. Matës cilësor.

MATËS mb.

  • Që mat, që përdoret për të matur diçka. Vegël matëse. Mjet (aparat) matës. Njësi matëse. Enë matëse.