Mbi 1 milion fëmijë në SHBA janë të diagnostikuar me COVID-19

loading...


Gjithsej 1.039.464 fëmijë në SHBA kane rezultuar pozitiv me koronavirus deri me 12 nëntor, njoftuan Akademia e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve, (AAP), raporton Gazeta Express.

Në kumtesë thuhet se gjatë një periudhe njëjavore që përfundoi me 12 nëntor, u regjistruan rreth 111.946 raste me koronavirus tek fëmijët.

“Si një pediatër që kam praktikuar mjekësi kundër viruseve te ndryshme  për më shumë se tre dekada, unë e konsideroj rrëqethëse dhe tragjike këtë numër,” tha Presidenti i AAP Sally Goza, MD, FAAP, pasi më parë kemi pasur vaksina për fruthin dhe poliomelin.(Virus që shfaqet me çrregullime në eshtra, temperatura, ethe dhe lodhje të muskujve poliomyelitis) .

Reparti i Pediatrisë po sheh një gjendje të rëndë me rastet në Midwest dhe në shtetet e Jugut. California, Florida, Georgie, Illinois, Indiana, Michigan, Minnesota, North Carolina dhe South Carolina, Ohio, Pennsylvania, Tennessee, Virginia dhe Wisconsin të gjithë kanë raportuar më shumë se 25,000 fëmijë të testuar pozitivë për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

“Shumica e katastrofave natyrore kanë një fund, por kjo pandemi ka vazhduar për më shumë se tetë muaj dhe ka të ngjarë të vazhdojë të prishë jetën tonë për shumë më tepër”, tha Dr. Goza. “Ne jemi shumë të shqetësuar se si kjo do të ndikojë te të gjithë fëmijët, përfshirë fëmijët e vegjël që po humbin mundësitë kryesore arsimore, si dhe adoleshentët që mund të jenë në rrezik më të lartë për ankth dhe depresion, shkruan WUSA9, transmeton Express.

Related posts