Mbi 17 mijë tekste mësimore dërgohen drejt Gjermanisë dhe Zvicrës

loading...

Tekste mësimore në gjuhën shqipe u dërgohen fëmijëve shqiptarë në diasporë

E Enjte, 20 Gusht 2020 – 21:00
albinfo.ch

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka uruar të gjithë fëmijët shqiptarë në diasporë një vit të mbarë shkollor, duke u dërguar tekste mësimore në gjuhën shqipe, me shpresën që të kontribuojë në rritjen e dashurisë për atdheun, shkruan albinfo.ch.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Diasporën, çdo vit të ri shkollor siguron mbështetje me tekste mësimore për fëmijët e diasporës shqiptare.

Për vitin shkollor 2020-2021, do të dërgohen 17,079 tekste drejt 21 shteteve të ndryshme të botës. Konkretisht, dje u nisën tekstet drejt Gjermanisë, Zvicrës dhe Çekisë, sot janë nisur tekstet drejt Belgjikës, Spanjës, Rumanisë, Francës dhe Turqisë, për të vijuar më tej me shtetet e tjera. /Albinfo.ch

Fotografia e Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

Fotografia e Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *