Mbi 2 mijë kërkesa të kosovarëve nga diaspora për t’u kthyer në Kosovë

loading...

Është bërë e ditur për mbi 2 mijë kërkesa të kosovarëve për t’u kthyer nga vende të ndryshme të botës.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj, i cili tha se deri më tash kanë realizuar 7 fluturime, kurse ditëve në vijim pritet të organizojnë fluturim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Skandinavia.

E kthimi i qytetarëve të Kosovës nga vendet e tjera Zogaj tha se po varet nga numri i vendeve që janë në Qendrën e Studentëve që është kthyer në karantinë.

“Të gjitha kthimet po na varen shumë prej hapësirave që kemi në qendrën e karantinës. Aktualisht janë të vendosur diku rreth 200 qytetarë në qendrën e karantinës dhe kemi të lira diku rreth 200-300 vende. Kështu që, në momentin që po lirohen vende në qendrën e karantinës, ne po kthejmë qytetarët të tjerë. Sa më shumë vende në qendrën e karantinës aq më shumë mundësi për ne për të kthyer qytetarët e Kosovës që janë të interesuar të kthehen në vendin e tyre… Ne s’ kemi mandat për këtë pjesë, po më shumë e ka nën përgjegjësi Ministria e Shëndetësisë, ata e kanë pa si shumë të përshtatshme Qendrën e Studentëve për të qenë qendër e karantinës dhe tani po e menaxhojmë të gjithë këtë situatë me anë të Qendrës së Studentëve dhe s’ ka pasur një vendim të ri për të rritur hapësirat ose për të analizuar një vend tjetër”, tha ai. /Albinfo.ch

The post Mbi 2 mijë kërkesa të kosovarëve nga diaspora për t’u kthyer në Kosovë appeared first on Albinfo.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *