Mbi 3.380 numri i rasteve aktive në vend me coronavirus


loading...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra  prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7 mijë e 846  kurse numri i rasteve aktive në vend ka arritur shifrën e 3 mijë e 383 .

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edh 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4 mijë 267.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna, Gjakovë 12 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *