Fri. Jun 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Më shumë se njëqind kimikate të ndryshme gjenden në trupin e njeriut, nga të cilat 55 s’ janë regjistruar deri më tani, dhe 42 janë kimikate “misterioze”, origjina e të cilave s’ dihet, tregoi një studim i ri nga Universiteti i San Francisko.

Sipas hulumtimit të kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, ka shumë të ngjarë që këto kimikate të vijnë nga produkte të konsumit dhe burime të tjera industriale.

“Këto kimikate kanë të ngjarë të kenë qenë në njerëz për një kohë të gjatë, por tani teknologjia po na ndihmon t’i identifikojmë ato më mirë”, tha Tracy Woodruff, një profesoreshë e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencave riprodhuese në universitet.

21c138d90cece40bc7037d21da3380c4

Substancat u gjetën gjithashtu në gjakun e grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre të porsalindur, gjë që tregon se këto kimikate mund të udhëtojnë nëpër placentë dhe të transmetohen te foshnjat. “Është alarmante që ne jemi akoma duke parë kimikate të caktuara që udhëtojnë nga gratë shtatzëna tek fëmijët e tyre, që do të thotë se këto kimikate mund të jenë me ne për gjenerata”, tha ajo

Për të identifikuar kimikatet e bëra nga njeriu që përfundojnë në trupat e njeriut, ekipi shkencor përdori spektrometrin e masës me rezolucion të lartë (HRMS). Janë identifikuar gjithsej 109 substanca, nga të cilat 55 s’ janë raportuar kurrë më parë te njerëzit dhe 42 janë kimikate “misterioze”, për të cilat s’ dihet me siguri se nga vijnë dhe për çfarë përdoren, shkruan KP.

rad2

“Është alarmante që ne s’ mund të identifikojmë përdorimin ose burimet e kaq shumë prej këtyre kimikateve”, tha Woodruff. Shkencëtarja i bëri thirrje Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së “të bëjë një punë më të mirë” dhe kërkoi që industria kimike të standardizojë raportet mbi përbërësit e saj kimikë dhe zbatimin e tyre.

“Ata duhet të përdorin fuqitë e tyre për të siguruar që ne të kemi informacionin e duhur për të vlerësuar rreziqet e mundshme shëndetësore dhe për të hequr kimikatet e rrezikshme nga tregu”, përfundoi ajo.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page