Mbi 51 mijë qytetarë marrin vaksinën antiCOVID-19

[ad_1]

Që nga nisja e procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë mbi 51 mijë persona që tashmë kanë marrë vaksinë kundër COVID-19.

Procesi i vaksinimit është duke vazhduar akoma dhe paralelisht me grupmoshat mbi 65-vjeç po vaksinohen edhe profesionistët shëndetësor.

Kështu ka treguar koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Bardhi ka folur edhe rreth shqetësimit të të moshuarve për aplikimin online në mënyrë që të marrin më pastaj vaksinën për mbrojtje nga infektimi me virusin korona.

Ai tha edhe se problemet me aplikimin online në eKosova janë akoma evidente.

“Edhe sot është duke vazhduar vaksinimi në sallën ‘1Tetori’ po ashtu edhe në gjitha qendrat kryesore të mjekësisë familjare me grup moshat 65-vjec e mbi. Aktualisht deri më tani bë sallën ‘1 Tetori’ janë mbi 250 persona tashmë të vaksinuar, ndërsa Po qe se flasim deri në këto qaste në nivel vendi kemi diku rreth 1 mijë e 430 persona të vaksinuar. ndërsa shifrat totale nga dita e parë e vaksinimit e deri më tani është gjithsejtë mbi 51 mijë e 400 vaksina të dhëna tashmë. Paralelisht me grupmoshën që kemi 65-vjec kemi edhe profesionistë shëndetësor duke u vaksinuar. Interesimi për t’u vaksinuar është shumë e madhe dhe ne me ekipet mjekësore që kemi në sallën ‘1 Tetori’ dhe në vendet tjera është duke ecur si është më së miri”, tha Bardhi.

I pyetur lidhur me furnizimin me vaksina ai nënvizoi se ata përdorin kontingjentin që i’u dërgohet ndërsa për çështje tjera vendosin të tjerët.

“Sa i përket shqetësimit të qytetarëve për shkak të vështirësive në aplikim ajo akoma është evidente, tek moshat e mëdha kuptohet që është i padiskutuar por shpresojmë që shumë shpejtë ajo lehtësi të jetë prezentë. ndërsa sa i përket çështjes së procesit të vaksinimit, ne vazhdojmë me kontingjentin që kemi, na i sjellin dhe ajo është procedura jonë, për çështje tjera vendosi të tjerët dhe jo ne”, deklaroi Bardhi.

Që nga 13 marsi i vitit 2020 e deri më tani janë 107,003 raste pozitive me COVID-19 nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.227 raste të vdekjes.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!