Mbroni shëndetin e zemrës me këto ushtrime fizike

loading...


Një sërë ushtrimesh fizike ndihmojnë zemrën tonë të funksionojë si duhet. Këto janë në pjesën më të madhe të rasteve ushtrime kardiovaskulare që forcojnë këtë organ të trupit tonë.

s’ ka rëndësi Në qoftë se jemi fëmijë, të rritur apo të moshuar. Këto ushtrime janë ideale dhe thelbësorë për çdo moshë.

Flasim për disa ushtrime që mund ti bëjmë vetë, pa shkuar në palestër.

USHTRIMET QË FAVORIZOJNË ZEMRËN

Më poshtë do të flasim për disa ushtrime që ndihmojnë zemrën tonë të funksionojë në mënyrë të thjeshtë, dhe disa ndoshta dhe i dini.

E rëndësishme është që t’i përfshini ato si pjesë e rutinës suaj të përditshme apo të paktën t’i ndiqni tre ditë në javë dhe zemra juaj do ju jetë mirënjohëse.

Eskursionizmi

Eskursionizmi është një nga ushtrimet e para që ndihmojnë zemrën tuaj të funksionojë si duhet. Një aktivitet me impakt të ulët që të lidh me natyrën. Për më tepër, njeh vende të reja dhe krijon miqësi të reja pasi ndonjëherë mund të bëni udhëtime në grup.

Për të praktikuar eskursionizmin s’ keni nevojë për gjendje fizike perfekte dhe s’ ka rreziqe. Madje ndonjëherë do të harroni se jeni duke bërë ushtrime. Pa dyshim është një aktivitet që rekomandohet shumë dhe rrit rezistencën, fluksin e oksigjenit dhe forcon zemrën.

Noti

Noti gjithashtu është një sport i njohur dhe i këshilluar gjerësisht, pasi është më i plotë. Me notin punojnë të gjithë muskujt e trupit, i cili tonifikohet dhe bën dhe një ushtrim kardiovaskular.

Noti, ashtu si dhe eskursioni, ka një impakt të pakësuar, andaj rekomandohet si për fëmijët dhe për të moshuarit. Me fjalë të tjera, ideal për çdo moshë.

Në qoftë se kemi rrezik lëndimesh duhet të bëjmë një aktivitet pa shumë sforcë dhe ky është një opsion i mirë.

Çiklizmi

Çiklizmi është bërë sot shumë i rëndësishëm dhe është rritur numri i njerëzve që e praktikojnë. Një aktivitet që mund ta bëni vetëm ose në grup, dhe pse në grup mund të jetë më zbavitës dhe do ju motivojë më shumë.

Çiklizmi është ideal për të punuar në rezistencë dhe perfekt për të moshuarit që kanë probleme me mesin. Në këtë mënyrë do të mund të ushtrohen pa u sforcuar.

Në qoftë se ka diçka për të cilën çiklizmi është perfekt është pikërisht forcimi i zemrës. Ka disa variante, si me biçikletë në palestër apo të frekuentoni çiklizmin në natyrë.

LLOJE TE TJERA AKTIVITETESH

Ka dhe lloje të tjera ushtrimesh që ndihmojnë në funksionimin e mirë të zemrës si futbolli, tenisi apo basketbolli. Ato mund të kombinohen edhe me aktivitete si artet marciale apo dhe joga.

Por si e ndihmon joga zemrën të punojë mirë? Falë jogës trupi çliron stresin që është një nga shkaqet e disa sëmundjeve kardiovaskulare. Për këtë arsye s’ duhet ta nënvlerësojmë këtë aktivitet apo të ngjashme me të, pasi ka përfitime dhe për zemrën.

Idealja do të iste të zgjidhnim një aktivitet që na pëlqen dhe motivon dhe ta përfshijmë në rutinën tonë pa sforcime. Por mos harroni! E rëndësishme është të përshtasim dhe mënyrën tonë të jetesës. Dhe së fundmi, edhe ecja për 30 minuta në ditë ju ndihmon shumë.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *