Qendra “Gjenocidi në Kosovë- plagë e hapur” i ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 15 janar, ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, të ndezin secili qirinj në ballkonin e shtëpive më fillim nga ora 20:00.
E tërë kjo iniciativë është marrë për t’i kujtuar viktimat e gjenocidit në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Nga kjo qendër është thënë se në pamundësi që të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, do të ftohen shqiptarët, që të dalin në ballkone dhe të ndezin qirinj.
Postimi i plotë i tyre:
Të premten më 15 janar, në orën 20:00, të ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë!
Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, qendra “Gjenocidi në Kosovë- plagë e hapur” FTON të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!
Përkujtimi i viktimave të kësaj tragjedie të madhe kombëtare është minimumi i asaj që duhet të bëjmë në rrugëtimin për ndëshkimin e krimit dhe ngadhënjimit të drejtësisë!
Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”