Me Kryeministrin kukull s’ duhet të ketë negociata për marrëveshje me Serbinë

loading...

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja në një konferencë për media në pesë vjetorin e  Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe ka thënë se është vetëm LVV-ja që kundërshton një skenar të tillë.

“ Në vend që të shpallet e vdekshme Zajednica ajo është më aktuale se kurrë. Në LDK dhe partitë e PAN-it politikanët janë pro edhe Zajednicës edhe shkëmbimit të territorit. Është vetëm LVV që i refuzon dhe kundërështon që të dyja”

Konjufca tha se s’ duhet të shkohet në dialog me Serbinë me “një qeveri pa legjitimitet dhe pa përfshirjen e rolit të Kuvendit”.

“ Faza e dialogut s’ është mirë të  ndodh në një situatë të tillë çfarë jemi ne çfarë janë edhe SHBA-të si dhe nga një palë zgjedhje të kontestueshme të Serbisë  dhe me një qeveri jo legjitime. Me Kryeministrin kukull që kemi s’ duhet të ketë negociata për marrëveshje me Serbinë më këtë shtet armiqësor. Ne s’ e dimë se çfarë do të mbrojë ai atje. Si mund të shkojë në dialog i vetëm pa ekip dhe platformë të votuar në Kuvend.   Janë të dyshimta votat që ka kjo qeveri në kuvend, pas asaj që gjë me Haxhi Shalen dhe deputetin Arifi”, shtoi ai.

Asociacioni i Komunave Serbe ishte marrëveshje e arritur në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel. Asociacioni s’ është jetësuar pas mospajtimeve lidhur me kompetencat e asociacionit si dhe pasi Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim që marrëveshja për Asociacionin s’ është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *