Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Në fakt, gjatë përgatitjes së mishit, kurse edhe gjatë vetë tretjes, mund të vijë deri te oksidimi i lipideve të cilat lidhen me paraqitjen e aterogjenezës dhe karcinogjenezës në organizëm.

Malondialdehidi është një prej produkteve të peroksidimit yndyror i cili e ndryshon kolesterolin LDL në organizëm, transmeton Telegrafi.

Ndryshimet e tilla të LDL njihen nga makrofagët të cilët i fagocitojnë (përpijnë) dhe kështu mund të shkaktojnë formimin dhe akumulimin e qelizave, që çojnë deri te arteroskleroza.

Një rritje e radikaleve të lira toksike shkakton mbiprodhim të tij. Poashtu, përdoret si biomarker për të kontrolluar procesin oksidativ të membranës qelizore.

Malondialdehidi po ashtu mund të çojë në gjenezë të mutacioneve të ADN-së që lidhet me paraqitjen e karcinomës.

Studimet e publikuara në revistën American Journal of Clinical Nutrition, kanë pohuar se shtimi i mëlmesave të cilat përmbajnë acid rozmarinik (për shembull rozmarinë, origano, limon, sherbele, trumzë) para përgatitjes së mishit mund të ulë përqendrimin e malondialdehidit në mish, gjak dhe urinë pas tretjes.

Me fjalë tjera, mëlmesat të cilat përmbajnë acid rozmarinik na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe nga karcinoma. /Telegrafi/

The post Me mëlmesa kundër sëmundjeve të zemrës dhe kancerit appeared first on Telegrafi.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page