Më mirë këtu atje? Flet mjeku kosovar, i cili qe 10 vjet punon në Gjermani

loading...
Më mirë këtu atje? Flet mjeku kosovar, i cili qe 10 vjet punon në Gjermani

Qe 10 vjet mjeku kosovar Milot Rama ka shkuar në shtetin
gjerman, në të cilin ka gjetur punë në disa nga klinikat më
prestigjioze. Mënyra se si funksiononin gjërat në vend e kishin shtyrë
që në moshën 25-vjeçare ta lëshonte Kosovën, pavarësisht dëshirës së
madhe për të punuar këtu, shkruan gazeta “Zeri“.

Me entuziazmin më të madh kishte kryer Fakultetin e Mjekësisë në
Prishtinë dhe shpresonte ta jepte kontributin e tij në njërën nga
institucionet publike shëndetësore në vend, por shumë shpejt u zhgënjye
me mënyrën se si funksionin gjërat në Kosovë.

Mjeku i njohur kosovar Milot Rama, pavarësisht dëshirës së madhe që
kontributin e tij ta jepte në Kosovë, në vitin 2009 kur ishte 25-vjeçar i
vetëm kishte marrë rrugën për në Gjermani, shkruan tutje “Zeri“.

Ai ka treguar se në atë kohë në Kosovë punësimi bëhej në baza të
nepotizmit e të përkatësisë partiake, andaj sikurse edhe shumë mjekë të
tjerë, ai atëherë konsideronte se zgjedhje e vetme ishte emigrimi.

“Me kalimin e viteve për çdo ditë isha shumë i zhgënjyer. Duhej të
konstatoja se politika po instalon një sistem totalisht të çrregulluar
të vlerave, që po krijohej një shoqëri primitive me mentalitet
bajraktaresk e politizuar deri në pafundësi. Secili student në
Fakultetin e Mjekësisë e dinte që stafi akademik dhe ai mjekësor
përzgjidhej mbi baza të përkatësisë partiake ose mbi atë familjare.
Ishte vërtet sistem i neveritshëm, i cili shuante çdo ambicie dhe çdo
shpresë”, ka rrëfyer ai.

Edhe pse nuk e kishte pasur të lehtë adaptimin në shtetin gjerman,
Rama ka arritur të punësohet në një nga klinikat më prestigjioze.
Ndonëse puna e tij ka qenë shumë sfiduese, ai ka pasur privilegjin të
trajtojë pacientë me patologji shumë komplekse, shumica e tyre me zemra
artificiale ose me zemra e mushkëri të transplantuara. “Momentalisht
punoj në një stacion të kujdesit intensiv në Gjermaninë Veriore.
Karrierën e fillova në Gjermaninë Lindore, për ta vazhduar në një
klinikë prestigjioze në Berlin, ku punova mbi 3 vjet. Adaptimi ka qenë
jo i lehtë edhe pse unë edhe si fëmijë kisha jetuar në Gjermani dhe
shoqërinë gjermane e njihja. Tash që fillova në një klinikë në Dessau,
qytet me 100.000 banorë, fillimi ishte i vështirë. Pastaj vazhdova në
njërën nga klinikat më prestigjioze gjermane në Berlin”, ka treguar ai.

Mjekët kosovarë trajtohen më dinjitetshëm në Gjermani sesa në Kosovë

Pavarësisht se punojnë në vende të huaja, punëtorët shëndetësorë nga
Kosova trajtohen mirë atje. Rama ka thënë se trajtimi i tyre është më i
dinjitetshëm në Gjermani sesa në Kosovë. “Për të thënë sinqerisht,
trajtimi i mjekëve nga Kosova është më i dinjitetshëm këtu se në Kosovë.
Askush nuk e lëshon kot së koti atdheun e tij për të filluar nga zeroja
në një shoqëri të huaj”, ka theksuar ai.

Ai është shprehur i zhgënjyer me sistemin edukativo-mjekësor në
Kosovë. Ai ka thënë se ndien keqardhje që shumë pedagogëve e mjekëve të
zellshëm që edhe në kushte jo të mira kanë dhënë maksimumin e tyre,
asnjëherë nuk u është dhënë e drejta ta drejtojnë ndonjë institucion në
vend. “Nëse e shikoni radhitjen e Kosovës në listën e PISA-s, mund ta
përktheni edhe radhitjen e shëndetësisë kosovare me nivel ndërkombëtar.
Sistemi edukativo-mjekësor shkojnë përherë paralel. Mjekët dhe
infermierët janë produkt i atyre shkollave. Një sistem arsimor i
degraduar deri në pafundësi nuk mund të prodhojë kuadro cilësore. Ndiej
keqardhje për shumë pedagogë dhe mjekë tejet të zellshëm, që edhe me ato
kushte të dobëta dhanë maksimumin për avancimin e proceseve”, ka thënë
ai.

Vetëm ndryshimi do t’i kthente mjekët në Kosovë

Vit pas viti shohim numër të madh të punëtorëve shëndetësorë, të
cilët lëshojnë Kosovën për të gjetur punë në shtete të tjera, kryesisht
në Gjermani. Duke u bazuar në gjendjen momentale në Kosovë, Rama ka
thënë se askush nuk duhet të presë që stafi i kualifikuar mjekësor të
qëndrojë në vend. “Natyrisht mendoj se është përgjegjësi morale imja dhe
e çdo mjeku të kontribuojë në vendin që e ka shkolluar e n