Më në fund reagon Oda e Mjekëve ndaj sulmit të Dr.Bujar Gashi

Dje u sulmua në vendin e punës Dr.Bujar Gashi dhe ky është sulmi i dytë këtë muaj ndaj mjekëve.

loading...

Ndaj këtij sulmi më në fund reagoi edhe Oda e Mjekëve të Kosovës megjithëse me vonesë por më mirë vonë se kurrë. OMK shkruan se me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim ka pranuar lajmin e sulmit ndaj kolegut i cili u sulmua mbrëmë në hapësirat e vendit të punës duke ofruar shërbimin shëndetësor. Sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore, ndërkaq mjeku është bërë viktima e përhershme e këtyre sulmeve serike të cilat nuk kanë të ndalur.

Duket se ky reagim erdhi menjëherë pas shkrimit të Gazetës Shëndeti: Oda e Mjekëve akoma nuk reagon për sulmin e djeshëm ndaj Dr.Bujar Gashi

(Visited 4 times, 1 visits today)
loading...