Melani Trump nën akuzën e “shurdhërisë” ndaj asaj që po ndodh jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe historia e “Kopshtit të Trëndafilave”


Melania Trump njoftoi të Hënën se do të merret me rinovimin e kopshtit të trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Trump synon që rinovimi i hapësirës të jetë më afër modelit origjinal dhe formimit të kopshtit të krijuar nga Presidenti John F. Kennedy, dhe i zbatuar në vitin 1962 nga kopshtari dhe filantropi Rachel “Bunny” Mellon.

Rinovimi, mund të zgjasë disa javë, sipas një burimi të njohur me afatin kohor, dhe Kopshti i Trëndafilave, gjatë asaj kohe, do të jetë jashtë përdorimit.

“Vetë akti i mbjelljes së një kopshti përfshin punë të përkushtuar dhe shpresë në mundësinë e një të ardhme të ndritshme,” – tha zonja e parë në një deklaratë.

“Ruajtja e historisë dhe bukurisë së Shtëpisë së Bardhë dhe bazave të saj është një dëshmi për përkushtimin e kombit tonë për kujdesin për këtë peizazh dhe përkushtimin tonë ndaj idealeve amerikane, duke i ruajtur ato për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre për brezat që vijnë” – shtoi ajo.

Presidenti Donald Trump e ka përdorur “Kopshtin e Trëndafilave” shpesh javët e fundit si një hapësirë për të mbajtur konferenca lajmesh. Në epokën e Covid-19, vendi i jashtëm siguron më shumë siguri nga përhapja e mundshme e virusit për gazetarët dhe mysafirët, pasi specialistët mjekësorë thonë se të qenit jashtë është më optimale sesa mbledhja në ambiente të mbyllura.

Vendimi për të rindërtuar “Kopshtin” u mor disa muaj më parë, sipas burimit të njohur me planin e zonjës së parë.

Rinovimet dhe projektet e mëdha të mirëmbajtjes në Shtëpinë e Bardhë janë bërë shpesh gjatë muajit Gusht, kur familja e parë zakonisht është larg nga Uashingtoni me pushime verore. Në gusht 2017 dhe 2018, kur Trumpët ishin në Bedminster, New Jersey, u zhvilluan projekte që synonin të riparonin dhe të spërkatnin Shtëpinë e Bardhë.

“Rose Garden” është projekti i fundit për rinovimin e Shtëpisë së Bardhë për Trump, i cili tashmë ka rindërtuar disa hapësira, duke përfshirë rrugicën e bowlingut të Shtëpisë së Bardhë, mbulesat e mureve në dhomën e Kuqe, orenditë në dhomën e Kaltër, draperiet në dhomën e gjelbër dhe qilim në dhomën e pritjes diplomatike, së cilës ajo i kishte shtuar një kufi luleve që përfaqësonin secilën nga 50 shtetet.

Rinovimet e dhomave publike të Shtëpisë së Bardhë (katër këto të fundit) financohen nga donacione private për Shoqatën Historike të Shtëpisë së Bardhë, një institucion jofitimprurës që shërben për të mbikëqyrur ruajtjen dhe mirëmbajtjen e Shtëpisë së Popullit.

Kostoja e rinovimit të rrugicës së bowlingut u mbulua nga Shoqata e Pronarëve të Bowling të Amerikës, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Rinovimi i kopshtit do të financohet me dhurime private, sipas dy burimeve të njohura me projektin. Ndërkohë nga Shtëpia e Bardhë s’ pati asnjë koment.

Në Mars, kurse koronavirusi filloi të kishte të infektuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Trump u kritikua për një rinovim tjetër që ajo po e drejton: Tenis Pavliion i Shtëpisë së Bardhë, një projekt i financuar nga privati në lëndinën e jugut për t’u përdorur vetëm nga familja e parë dhe të ftuarit e tyre.

Trump njoftoi për herë të parë rinovimin e pavijonit Tetorin e kaluar në një mbishkrim ku shfaqej një foto e vetes me një lopatë ceremoniale dhe një deklaratë që thoshte pjesërisht, “Unë jam shpresa që kjo hapësirë private do të funksionojë si një vend për të kaluar kohën e lirë”.

Postimi në Mars i zonjës Trump – ngjalli zemërim, duke pasuar një bollëk reagimesh negative që u kapën në postimin e zonjës së parë, duke thënë se merrej me luksin rekreativ, ndërkohë që jashtë po rritej numri i vdekjeve amerikane nga Covid.

Reagimi e shtyu Trump të bënte një deklaratë të rrallë në mbrojtje të saj.
“Unë i inkurajoj të gjithë ata që zgjedhin të jenë negativë (dhe) të vënë në dyshim punën time në @WhiteHouse për të gjetur kohë të kontribuojnë diçka të mirë (dhe) produktive në bashkësitë e tyre,” – tha ajo.

Burimi i njohur afër Zonjës së Parë tha se plani për rinovimin e Kopshtit u vendos përpara pandemisë, megjithëse koha e zbulimit vjen pasi vendi përballet me përhapjen e vazhdueshme të sëmundjes vdekjeprurëse. kurse rastet e raportuara pozitive të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara tejkaluan 4 milionë javën e kaluar, Trump përsëri rrezikon të përballet me akuza të “shurdhërisë” mbi situatën në vazhdën e njoftimit të saj për rinovim.

Kate Andersen Brower, autor i “Ekipi i Pesë: Klubi i Presidentëve në epokën e Trump” tha:

“Unë mendoj se është e rëndësishme për të që të tregojë se ky është një restaurim që s’ ka asnjë lidhje me administratën Trump, por për t’u siguruar që Shtëpia e Bardhë është një shtëpi e pacenuar dhe e bukur për çdo president që e përdor atë. Por, po, koha s’ mund të jetë më e keqe, pasi vendi po shkatërrohet nga Covid dhe ka një trazirë të madhe ekonomike dhe sociale”.

Shërbimi i Parkut Kombëtar është përgjegjës për mirëmbajtjen 18 hektarëve që përbëjnë kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.

Janë afërsisht një duzinë punonjësish të Shërbimit të Parkut Kombëtar të caktuar për t’u kujdesur për Shtëpinë e Bardhë, si dhe një mbikëqyrës të bazave të Shtëpisë së Bardhë, një pozicion i krijuar në vitin 2008 nga Zyra Ekzekutive e Presidentit.

Bordi Këshillëdhënës i Sistemit Park Kombëtar u përfshi në diskutime, planifikim dhe vendimin përfundimtar për rinovimin e Kopshtit të Rozave, thotë burimi.

Historia e Kopshtit të Trëndafilave

I konceptuar në 1913 nga gruaja e parë e Woodrow Wilson, Ellen Wilson, mbjelljet ishin në mes të rrugës kur Ellen vdiq në 1914. Projekti u vijua nga gruaja e dytë e Wilson, Edith, e cila vazhdoi shtimin e bimëve të trëndafilave në hapësirën e njohur më parë si Kopshti Perëndimor.

Por ishte Kennedy që urdhëroi krijimin e versionit ikonik të Kopshtit të Trëndafilave që ne njohim sot si hapësira më e spikatur natyrale, ndoshta në të tërë politikën amerikane.

Në vitin 1961, Kennedy i kërkoi mikut të tij personal, Bunny Mellon, të ridizajnonte kopshtin 125 metra të gjatë, 60 metra të gjerë. Kennedy, me gruan e tij, Jacqueline Kennedy, sapo ishte kthyer nga një turne i gjatë evropian, ku ai ishte mrekulluar me madhështinë dhe bukurinë e kopshteve formale të përpunuara, ngjitur me rezidencat zyrtare.

“Presidenti kishte vënë re se Shtëpia e Bardhë s’ kishte asnjë kopsht të barabartë në cilësi ose atraktivitet me kopshtet që ai kishte parë dhe në të cilët ishte argëtuar në Evropë”, – tha Mellon në rrëfimin e saj personal për zhvillimin e Kopshtit të Trëndafilit, që ajo i dha Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë në 1983.

“Ai dëshironte të fillonte, me nxitimin më të madh, të kthente zonën afër zyrës së tij në skajin perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, të njohur si Kopshti i Trëndafilit, në një zonë të dobishme dhe tërheqëse. ”

Mellon projektoi një kopsht të mbushur me bimë trëndafili dhe lule të tjera, si dhe pemë molle të lulëzuara, të vendosura në kuti me mbrojtje në formë diamanti. Përveç trëndafilave të famshëm, ajo shtoi zambakë tulipanë, dhe shumë lloje lulesh sezonale të rrethuara me bar jeshil. Mellon dëshironte që pemët dhe lulet të kishin “kornizën” e gjelbër të lëndinës, të cilën ajo e bëri mjaft të madhe për të akomoduar qindra të ftuar.

Kopshti i Trëndafilave shërben prej dekadash për evente të ndryshme që nga organizimi i ngjarjeve të shumta presidenciale, nga ceremonitë e deri te njoftimet dhe festimet.

Mellon tha që JFK ishte me të vërtetë personi përgjegjës për kopshtin dhe se ai asnjëherë s’ pushoi së interesuari për të. Ishte një ndikim qetësues jashtë Zyrës për të dhe çdo president që nga ai vit”, – tha Brower.

Tashmë Kopshti është bërë një simbol i presidencës amerikane, edhe që aty janë dhënë deklarata me rëndësi historike.

 

Burimi CNN. Përshtatur nga DITA

a.t. / dita

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

ka vdekur studiuesi i folklorit Fazli Syla

Tue Jul 28 , 2020
Fazli Syla, studiues i folklorit dhe veprimtar i arsimit ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare. Lajmi për vdekjen e Sylës është dhënë edhe nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, ku Syla punoi për shumë vjet si studiues i folklorit. Syla u lind në Istog në vitin 1935, kurse studimet për […]