Mon. May 23rd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Biologjia , Teste nga Biologjia

Çka është Membrana qelizore?

Membrana qelizore është pjesa e qelizës e cila ka funksion te përmbaje citoplazmën e qelizës dhe te sherbej për te shkëmbyer metabolitet mes lëngut brendaqelizor dhe lëngut jashtëqelizor, atij përreth qelizës.

Membrana qelizore ka një trashësi prej rreth 8.5-10 nm dhe është e formuar nga dy sipërfaqe; ajo e brendshmja dhe e jashtmja, te cilat janë te ndërtuara nga fosfolipide dhe proteina.

Përbërja e membranës qelizore

 

Fosfolipidet kryesore janë fosfatidilkolina, fosfatidil serina, fosfatidil inozitoli, e fosfatidil etanolamina.

Molekulat e fosfolipideve perbehen nga pjesa globulare (grupet polare) dhe vargu hidrokarbunik.Përbehet edhe nga sfingomielinë dhe kolesterol. Gjithë fosfolipidet janë te perberë nga një pjese hidrofile në kontakt me ujin (tretësisën ujore) jashtëqelizor dhe pjesa hidrofobike që nuk bashkëvepron me ujin jashtqelizor. Perberja kimike e membranese eshtë rreth 70 % lipide e 25-30 % proteina.

Proteinat janë dy llojesh ato qe ndodhen vetëm ne pjesën e jashtme ose te brendshme te shtresës lipide o ato qe tejkalojnë te dy pjesët e shtresave lipide. Perbehet edhe nga një pjese glucide e cila ndodhet e lidhur o me proteinat ose me lipidet duke formuar glicoproteine o glicolipidi.

 

Funksioni i membranës qelizore

Membrana qelizore ka si funksion shkëmbimin e substancave mes përmbajtjes brenda qelizore e jashtë qelizore dhe kjo behet nëpërmjet disa mekanizmave. Një mënyrë është nëpërmjet përhapjes se lehtësuar ku hyjnë ne ndihme transportuesit, një mënyre tjetër eshtë nëpërmjet gradientit te përqendrimit te një substance të caktuar. Mënyra tjetër është nëpërmjet përdorimit të ATP-së si energi për te kryer shkëmbimin. Membranat mes dy qelizave nuk kane një vazhdimësi mes tyre por janë te ndara. Lidhjet qe formohen mes tyre janë te ndryshme një lloj lidhje është desmosomi apo emidesmosomi. Lidhja komunikore lejon shkëmbimin e substancave shume te vogla deri ne 40 kdalton. Një mënyrë tjetër është pllaka adesiva nëpërmjet disa proteinave te cilat janë vincilina, tensina, a-actina, fibronektina.

Membrana qelizore, Biologjia , Teste nga Biologjia