Mendoni për 227 familjet që humben të dashurit e tyre nga virusi

loading...


Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka thënë se në këtë ditë feste disa familje po i japin lamturmirën e fundit atyre që i deshën më së shumti.

Osmani ka kërkuar që sot të mos injorohen këshillat e mjekëve dhe të mendojmë për 227 familjet që sot kanë dhembje për familjarët e tyre.

“dhembja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo gjithashtu ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjet e viktimave.

Brenda 24 orëve në Kosovë kanë vdekur 15 persona nga coronavirusi.

Postimi i plotë i saj:

31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid19. Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i jepin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhembjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë.

prandaj Po qe se u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhembje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë. dhembja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

Ngushëllime edhe njeherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit.



Related posts