Mon. May 23rd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është menjëherë ?

MENJËHERË ndajfolje

  • 1. Në atë çast, aty për aty; fill pas një veprimi, shpejt e shpejt, pa u zgjatur, pa kaluar kohë, sakaq. Erdhi (iku) menjëherë. E dërgoi menjëherë. Menjëherë e zuri gjumi. I hyri në zemër menjëherë. U tërhoq menjëherë. Filloi menjëherë nga puna. E la menjëherë. E thirrën menjëherë pas mbledhjes.
  • 2. Në të njëjtën kohë me një tjetër; bashkërisht, përnjëherë. Ikën të dy menjëherë. U nis menjëherë me të vëllanë. Flisnin të tre menjëherë.
  • Menjëherë, Kuptimi i fjalës