Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Vajzat mundohen shumë që t’i rrisin flokët, e ndonjëherë janë thjesht shprehitë e përditshme që e ngadalësojnë rritjen e tyre.

Për të pasur rezultatin që doni, është e udhës që t’i bëni ndiqni disa rregulla.

Përdorni vitaminë B-12 – Po qe se flokët tuaj s’ rriten mjaftueshëm, ka shumë mundësi që s’ keni mjaftueshëm vitaminë B-12. Kjo vitaminë ka një rol të madh në rritjen e flokëve. Mungesa e vitaminës B-12, mund të rezultojë me flokë të thatë e të hollë.

Bëni masazh kokës – një gjë e tillë përmirëson qarkullimin e gjakut. Masazhoni kokën me majat e gishtërinjve  e këtë mund ta bëni dhe përderisa jeni duke i pastruar.

Flini në jastëk mëndafshi – kjo pasi  jastëkët e pambukut mund t’ua thajnë flokët. Gjithashtu mëndafshi zvogëlon fërkimin e flokëve me jastëk dhe i ruan nga dëmtimi

Kujdesuni për lëkurën e kokës – përveç flokëve, kujdes të veçantë duhet t’i kushtoni edhe lëkurës së kokës. Për këtë arsye duhet të hulumtoni se çfarë produkti është i mirë për flokët tuaj.

Provoje vajin e ullirit – vaji i ullirit, i ushqen flokët. Ky vaj është i pasur me antioksidant dhe me vitaminë E. Ndihmon në rritjen e flokëve, në shkëlqimin dhe butësinë e tyre.

Kujdesu për ushqimin – Po qe se dëshironi flokë të shëndetshme, atëherë filloni e kujdesuni për ushqimin që hani. Ju duhet  të konsumoni produkte që kanë minerale. duhet të hani peshk, mish, fasule etj. /Familja Jone

[ad_2]

You cannot copy content of this page