Mërgimtarët ikin për shkak të thashethemeve që kufiri do të mbyllet

loading...

E Shtunë, 18 Korrik 2020 – 12:40
albinfo.ch

Foto: Ministria e Infrastrukturës/KS

Numri i mërgimtarëve që vijnë për pushime në Kosovë është ulur  shumë.

Derisa vitin e kaluar në periudhën e njëjtë kishin hyrë mbi 120 mijë mërgimtarë nga pika kufitare në Merdarë, këtë vit janë vetëm rreth 40 mijë. Kështu ka thënë komandanti në pikën kufitare në Merdarë, Adem Krasniqi, raporton KTV.

“Fluksi krahasuar me vitet e kaluara është dukshëm në rënie”, ka thënë Krasniqi.

“Të gjithë mërgimtarët kontrollohen nga mjeku para se të hyjnë në Kosovë” ka shtuar ai.

Ai ka thënë se shumë mërgimtarë muajin e kaluar kanë qëndruar vetëm dy ditë në Kosovë për shkak të thashethemeve se kufijtë do të mbyllen.

“Apeloj te mërgimtarët që të dëgjojnë IKSHPK-në dhe deklaratat zyrtare e jo thashethemet”, ka përfunduar ai, përcjell albinfo.ch



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *