Mërgimtarët në Zvicër, në mbështetje të memorialit të Luftës Çlirimtare të Kosovës

loading...

Në këtë memorial do të skaliten emrat e të gjithë atyre që ranë për të mos vdekur asnjëherë në betejat me pushtuesit serbo-sllavë

E Hënë, 1 Qershor 2020 – 16:00
Arif  Ejupi

Foto: Komuna e Podujeves

Kohë më parë Hetem Ajeti, pjesëtar i celulës së parë të UÇK-së, dhe i burgosur politik, ka ndërmarrë një nismë për ngritjen e një pllake përkujtimore në qytezën e Podujevës.

Sipas Ajetit, në këtë memorial do të skaliten emrat e të gjithë atyre që ranë për të mos vdekur asnjëherë në betejat me pushtuesit serbo-sllavë.

Kësaj iniciative që u kujton brezave në ardhje sakrificën dhe heroizmin e këtyre burrave trima pa kurrfarë hezitimi iu përgjigjën mërgimtarët. (Në vazhdim janë dëshmitë e pagesave, me emrat e kontribuesve).

Përfundon me numrin rendor 17 (shtatëmbëdhjetë)  Të realizuara gjithsej: CHF 3’300 ( tremijë e treqind franga zvicerane).

Në mënyrë që të jemi korrektë dhe transparent me kontribuuesit, realizimi i ndihmës u bë me çeqet e Klubit Futbollistik“Iliria“, nga Soloturni i Zvicrës. Një ndihmë e madhe kjo, ngaqë në çdo kohë mund të verifikohet shuma e destinuar për këtë projekt.

Gjithashtu, njoftojmë financuesit që vendosja e emrave në këtë memorial, mbetet përgjegjësi e Këshillit përgatitor, dhe udhëheqësit të tij, z Hetem Ajeti, ideator i kësaj vepre.

Lista me emrat e këtyre bamirësve bëhet publike jo për krekosje e reklamë, por thjesht për çështje parimore dhe ndërgjegjeje.

Të gjithë këta bashkëkombës përgjatë 25 vjetëve e më tepër në mërgim, kanë mbështetur çdo iniciativë, qoftë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë lindore.

Ata kanë ndihmuar shkolla,shoqata, klube, fonde humanitare, botime librash, dhe individë në vështirësi.

Pas pranimit të ndihmës z.Hetem Ramadan Ajeti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka falënderuar nga zemra të gjitha ata që ndihmuan këtë projekt, duke u uruar shëndet e begati.

Ai, mërgatën çdoherë e ka cilësuar dhe cilëson si shtyllë mbajtëse të shtetit të Kosovës.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *