Mësohet se kur do të bëhet i ditur rezultati në Podujevë e Mitrovicë të Veriut


Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka treguar se të drejtën për të votuar po e shfrytëzojnë edhe qytetarët që aktualisht janë të infektuar me . Ai po ashtu ka treguar se rezultatet e vendvotimeve do të dihen si sonte.

“Rezultati i vendvotimeve dihet si sonte, mbasi numërimi i fletëvotimeve, pas përfundimit të votimit, edhe sipas ligjit, bëhet në një vendvotim”, ka deklaruar Elezi.

“Vetëm në Komunën e Podujevës, në bazë të listave zyrtare, dikund rreth 500 persona janë të infektuar me . Prej tyre, pothuajse gjysma e tyre ka shprehur vullnetin për të votuar me anë të ekipit lëvizës i cili gjatë ditës së sotme shkon në adresat e tyre. në këtë kohë në Komunën e Mitrovicës së Veriut kanë qenë 21 qytetarë apo votues të cilët janë në lista zyrtare si persona të infektuar me dhe që janë në karantinë shtëpiake dhe nga kontaktet që i kemi pasur, dikund gjysma e tyre kanë shprehur vullnetin që sot ta pranojnë ekipin mobil të KQZ-së në mënyrë që të votojnë”, ka thënë ai në .

Në ekipin prej katër anëtarësh që shkojnë te të infektuarit me COVID-19 për t’ua mundësuar të drejtën e votimit, Elezi ka treguar se po merr pjesë edhe një përfaqësues i institucioneve shëndetësore.

“Njëri është përfaqësues nga institucionet shëndetësore gjatë kohës kur vizitojnë këta persona të prekur me COVID-19… Vetëm po të votuesi s’ ka pajisje mbrojtëse, t’u ofrohen”, ka thënë Elezi.

Paraprakisht, ai ka deklaruar se s’ ka ndonjë as me materialin zgjedhor të nevojshëm.

“Prej kur ka filluar votimi deri në këto momente procesi zgjedhor po vijon normalisht, s’ ka ndonjë pengesë… Sa i përket edhe materialit zgjedhor që është i nevojshëm, s’ ka pasë mungesë”, ka thënë ai.



Postime të ngjashme