Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Ish-Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama ka folur hapur për jetën e saj private.

Ajo ka pranuar se ka pasur momente ‘kur donte të hidhte burrin e saj Barack nga dritarja”, por shtoi se pavarësisht ngritjeve, të dy kanë një martesë shumë të qëndrueshme.

Michelle, 56 vjeçe, u tha çifteve të reja në podcastin e saj se komunikimi ekskluziv përmes rrjeteve sociale s’ është udha për një marrëdhënie afatgjatë, raporton Daily Mail.

Michelle dhe burri i saj Barack, do të festojnë 28-vjetorin e martesës më 3 tetor, nga e cila kanë dy vajza.

Ajo e krahasoi zgjedhjen e një burri ose gruaje me zgjedhjen e një lojtari për një ekip basketbolli: “Unë u martova me versionin tim të LeBron”.

“Nëse e shikojmë martesën si një ekip, ju doni që shoku juaj i skuadrës të jetë fituesi. Ju dëshironi LeBron-in tuaj, ju e dini”, tha ajo, duke shtuar se “kishte momente kur doja që Barack-un ta hidhte nga dritarja, dhe unë e them këtë posa ju duhet ta dini, pasi emocionet do të jenë të forta”.

“Por kjo s’ do të thotë që ju duhet të hiqni dorë. Dhe ato periudha mund të zgjasin shumë. Ato mund të zgjasin me vite”, tha Michelle.

Ajo shkroi në llogarinë e saj në Instagram të dielën se martesa “kërkon shumë punë, ndershmëri si me veten ashtu edhe me partnerin”.

Duke iu drejtuar 42 milionë ndjekësve të saj, Michele mori më shumë se dy milionë “pëlqime” për mesazhet që shkroi.

j.l./ dita

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page