Ministri Dr.Arben Vitia konfirmon rastin e dyshimt me Koronavirus

Në konferencën e jashtëzakonëshme për media Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia a konfirmuar dyshimet se një pacient është I infektuar me virusin Korona.
Ai ka thënë se pacientja nga Britania është dyshuar mirëpo rezultatet pritet të dalin në ora 12 të mbrëmjes.
“Fjala qshtë për një shtetase të huaj që ka qenë në një qendër skijimi me pesë persona të tjerë që dyshohet se kanë pasur virusin”, tha Vitija.
“U sigurova nga ekipet se i kanë marr masat. Në ora 23:00 apo 24:00 do të presim mostrat, dhe sipas të gjitha gjasave do të jenë pozitive. Nuk ka vend për panikë. Shpresojmë që nuk do të jetë Coronavirus”, tha ai.
Ai shtoi se deri në mesnatë do të dalin rezultatet e analizave dhe do të mësohet nëse po shënihet rasti i parë apo jo.
loading...