Ministri i Ekonomisë i premton britanikëve seriozitet në konkurset e bordeve të ndërmarrjeve publike

loading...

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott kanë mbajtur një takim virtual ku u diskutua për mbështetjen e Britanikëve në përzgjedhjen meritokratike të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore.

“Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Kryeministrin Avdullah Hoti për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese me asistencën e Britanikëve, ministri Kuçi e siguroi ambasadorin Abbott për zhvillimin e këtij procesi në tërësi sipas udhëzimeve të tyre dhe me seriozitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës u fol edhe për situatën e krijuar ekonomike, pas efektit të pandemisë COVID-19, dhe për projeksionet që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në zhvillim ekonomik.

Mes ministrit Kuçi dhe Ambasadorit Abbott u diskutua në terma të gjerë edhe energjia dhe ambienti.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *