Ministri Mustafa thotë se është dyfishuar buxheti për pagesat direkte për bujqit

loading...

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka thënë se është dyfishuar buxheti për pagesat direkte për vitin 2020 për bujqit.

Ai nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ ka shkruar se buxheti është dyfishuar me vendim të Qeverisë.

“Këto mjete do të përdoren për të ndihmuar bujqit tanë të tejkalojnë sfidat e mungesës së shitjes që u shkaktoi COVID-19 sivjet, për të rritur prodhimin bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale, për të reduktuar importin e produkteve bujqësore dhe për të rritur sigurinë e ushqimit që konsumojnë de familjet tona”, ka shkruar Mustafa.

Ministria ka premtuar se do të subvencionojë normat e interesit të kredive bujqësore për disa sektorë të bujqësisë.

“Gjithsej, 26 milion euro përkrahje shtesë në 2020 për bujqit tanë, përtej 53 milion eurove të buxhetit të rregullt”.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *