Ministri Zemaj flet për çmimet e larta të testimeve për COVID-19 në laboratore private

loading...


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ka kërkuar ndihmë nga partnerët ndërkombëtar për ngritjen e kapaciteteve për trajtimin e rasteve me COVID-19.

“Në kuadër të kësaj në bashkëpunimin  që e kemi me partnerët ndërkombëtar kam kërkuar që ti rrisim kapacitete e mbështetjes profesionale duke dërguar asistencë. Si ministri i Shëndetësisë jemi obligativ ta vazhdojmë këtë mbështetje me ngritjen e kapaciteteve humane dhe resurseve të cilat fatmirësisht s’ mungon asgjë”, tha ai.

Gjatë një vizite në Mjekimin Qendror Intensiv në QKUK, Zemaj tha që në mungesë të anesteziologëve është rritur edhe numri i specializantëve.

“Në mungesë të numrit të anesteziologëve, M.SH i ka dhënë përkrahje rritjes së numrit të specializantëve, sigurisht në një afat shumë të shkurtë ata do të bëhen pjesë e këtij kontingjenti profesionistësh”, tha ai.

Duke ju referuar çmimit të lartë të testeve për COVID-19 në disa laboratorë private, Zemaj tha që kjo s’ është kompetencë e ministrisë së Shëndetësisë.

“Ne kemi licencuar më shumë se 120 laboratorë dhe MSH do t’i licencojë të gjithë ata që i plotësojnë kushtet dhe kriteret, është kompetencë e organeve të tjera të cilat i mbikëqyrin, qoftë agjencinë kosovarë i konkurrencës, qoftë ATK, por ne e bëjmë punën tonë profesionale”, tha ai.

Në anën tjetër U.D. i Drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha që situata me COVID-19 akoma vazhdon të jetë e rënduar.

“Ditëve të fundit vërehet një trend i lehtë i rënies së numërit të pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor, megjithatë situata akoma paraqitet e rënduar dhe akoma kemi mbi 40 pacientë të cilët janë në respiratorë”, tha ai duke sugjeruar qytetarët që ti mbajnë maskat dhe respektuar masat.

 

 

 



Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *